Dy 12-vjeçarë grabitin gjatë natës kasafortën me para në xhaminë e Burrelit

Dy të mitur, të moshës 12-vjeç kanë grabitur kasafortën e një xhamie natën e kaluar në qytetin e Burrelit. Policia bën me dije se i ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, por për shkak të moshës, 12-vjeçare, ata janë proceduan penalisht në gjendje të lirë.

“Këta shtetas në bashkëpinim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës kanë vjedhur me thyerje objektin e kultit dhe kanë marrë kasafortën metalike e cila brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme parash”, thuhet në njoftimin e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ka gjetur dhe kasafortën sëbashku me shumën e parave, që dy të miturit vodhën brenda xhamisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKRESA/ Prokuroria i kthen përgjigje KQZ: Kryetari i Bashkisë së Kuçovës rezulton i dënuar në Greqi
Artikulli tjetërVari veten në të njëjtin litar me nënën e saj në stallën e derrave! Historia e vajzës më të bukur të Tiranës, u tentua të përdhunohej nga vëllai i ministrit