Dumani dhe prokurorët e SPAK takime në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

Zyrtarë të Lartë të Prokurorisë së Posaçme, së bashku me ekipin e OPDAT-it në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, ndodhen prej disa ditësh në një vizitë zyrtare në SHBA.

10 prokurorë të SPAK-ut me në krye kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin, ndodhen në Ëashington në kuadër të një vizite pune.

Në kuadër së vizitës së punës, prokurorët e SPAK, me në krye drejtuesin Altin Dumani kanë zhvilluar takime me drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë në SHBA.

Lajmi është bërë publik nga ambasada amerikane në Tiranë, ku krahas publikimit të fotove nga takimet, bëhet me dije se axhenda dod të vijë me takimet me zyrtarët e FBI.

“Ekipi i OPDAT-it nga Ambasada e SHBA në Tiranë vazhdoi vizitën në Uashington së bashku me zyrtarë të SPAK. Shefi i SPAK Altin Dumani u takua me shefin e Njësisë së Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit publik në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e SPAK-ut u takuan me ekipe të tjera të Departamentit të Drejtësisë dhe gjithashtu vizituan bibliotekën në godinën kryesore të drejtësisë. Grupi do të vazhdojë turin studimor në Uashington me vizita në Departamentin e Shtetit të SHBA, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI)”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

dumani

Artikulli paraprak“Reagimi opozitar për të mbrojtur familjen Berisha”, Kadilli: Disa ‘deputetucë’ duan t’i bien në sy ish-kryeministrit. E turpshme!
Artikulli tjetërMbretëria e Bashkuar, SHBA, BE dhe Kina nënshkruajnë deklaratën: AI, rrezik katastrofik për njerëzimin