Dritan Leli injoron Ramën, nuk i shkon në takim në Kryeministri

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka thirrur sot në takim në Kryeministri kryebashkiakët socialistë, por i vetmi që mungoi ishte kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.

Kjo vjen si rrjedhojë e përplasjeve të vazhdueshme brenda partisë, pasi Leli nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut për të kandiduar për deputet.

Prej disa javësh socialistët e Bashkisë Vlorë kanë kërkuar takim me Dritan Lelin në ambientet e bashkisë ose teatrit “Petro Marko” por ky i fundit kërkon mbledhje online për shkak të pandemisë.

Ndërkohë nuk kanë mungura edhe përplasjet ndërmjet drejtuesve lokalë të rilindjes dhe Lelit për çeshtje të menaxhimit të qytetit të Vlorës.

Artikulli paraprakPse Shqipëria ndodhet në udhëkryqin e saj më të rrezikshëm?
Artikulli tjetër“Italia e ka përvojën dhe e di se si fitohen finalet”