“Dosja Valias”/ SPAK nis hetimet, AKBN dha alarmin, mbi minierë po bëhen pallate. “FactCheck’’ zbardh dokumentin e sekuestruar

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka kërkuar fondit shqiptarë të zhvillimit, Ministrive të linjës dhe Bashkisë Kamëz të ndalin ndërtimet e 280 apartamenteve mbi ish-minierën e Valias. Këtë alarm të ngritur në 4 maj 2021 askush se ka dëgjuar. Ndërsa sot pallatet aty kanë nisur të shfaqin problemet e para ndërsa projekti ende s’ka përfunduar.

Më 4 maj të vitit 2021, ish-kreu ekzekutivi i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Adrian Bylyku nëpërmjet shkresës zyrtare paralajmëronte shtetin dhe institucionet se po kryenin një krim.

Gjithçka lidhje me procesin e rindërtimit ndjekur asokohe nga ish-zëvendëskryeministri Aren Ahmetaj duke ndërtuar mbi galeritë dhe puset e minierës qymyrguri, çka sipas ekspertit ishte e ndaluar me ligj dhe e rrezikshme.

Kjo sipërfaqe dikur në shfrytëzim për nxjerrje qymyrguri më 28 prill 2021 i kërkohej AKBN-s të kryente verifikim në terren pasi likuidimin të shoqërisë AlbMineira.

Grupi i specialistëve që zbriti në terren konstatoi aty se pa i pyetur ata askush dhe pa asnjë konsultim, kishte nisur puna për lagje e re.

Ky dokument tashmë është sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme e cila përtej marrjes së dokumenteve ka nisur edhe pyetjen e administratës dhe ekspertëve.

Emisioni “FactCheck” ka mësuar se edhe para SPAK ekspertët që kanë kryer verifikimet në terren i kanë qëndruar raportit të tyre se ndërtimi mbi këtë zonës është i paligjshëm dhe i rrezikshëm./MCNTV.AL

Artikulli paraprakMenaxhimi i incidenteve: 7 Këshilla për biznesin nga ekspertët e IUTE
Artikulli tjetërBRICS, koalicioni i shteteve të mëdha që synon të sfidojë demokracitë e G7-ës