Dorëzohet “Rithemelimi”, u bashkohen online deputetëve të Edi Ramës

Deputetët e “Rithemelimit” janë në hall të madh. Ashtu, siç shprehet një pjesë e madhe e tyre kur janë nëpër tavolina, i kanë hyrë një rruge pa krye që nuk të nxjerr asgjëkundi.

Një pjesë e kanë kuptuar që e gjithë loja bëhet për të shpëtuar nderin e humbur të Gazmend Bardhit, i cili i premtoi Berishës për t’i çuar vulën dhe siglën e PD-së, por nuk ia arriti.

Një pjesë tjetër shprehen pesimist se kjo rrugë është pa të ardhme, por tani janë peng të veprimeve të tyre.

“Loja” bëhet vetëm për 2-3 prej tyre, të cilët iu është mbushur mendja se janë lider të mëdhenj dhe do të trashëgonin tapinë e “Rithemelimit” pas Sali Berishës.

Kuptohet se përpjekja e tyre është e kotë, sepse kur të vijë momenti, nëse do vijë ndonjëherë një moment i tillë, Berisha do t’i hedhë në “votë” dhe do jetë “vota” ajo që do t’u tregojë se sa vlejnë.

Hakmarrja është një gjellë që serviret e ftohtë dhe askush tjetër më mirë se Sali Berisha nuk e di këtë.

Pasi dështuan me hedhjen nga kangjellat, me futjen nga dritaret e kryesisë së Kuvendit, siç edhe shihet në foto, deputetët e Rithemelimit Dogjani, Metalija, Mahmutaj, i janë bashkëngjitur mbledhjes online të Komisionit të Sigurisë.

Të jetë spostuar edhe Revolucioni i madh në ekranin e vogël online?!

Artikulli paraprakKreu i SPAK mbështet ngritjen e Komisioneve Hetimore, Agim Baçi: Deklaratë e koordinuar me ndërkombëtarët! Po u tregon të gjithëve se s’do ketë dallime
Artikulli tjetërShqiptarët paguan 8.8 milionë euro kamatëvonesa për energjinë deri në fund të shtatorit