Doktor beteja mbaroi, tani thuaje të vërtetën e betejave që i bëre vetëm për veten

Mes shumë dinamikash dhe ngjarjesh, sot SPAK kërkoi masën e sigurisë për ish kryeministrin e vendit Sali Berisha.

Për këtë të fundit SPAK ka kërkuar “arrest shtëpie”.
SPAK tashmë ka arritur një bilanc të lartë pasi paprekshmëria e politikanëve të nivelit të lartën ka rënë.

Nuk është çudi që që SPAK të hetojë këdo, pasi klisheja dhe dogmat se politikanët në Shqipëri nuk hetohen apo dënohen ka rënë njëherë e mirë.
Arben Ahmetaj në arrati, Lefter Koka në burg, e shumë zyrtarë të tjerë nën hetim janë shpresa e së ardhmes dhe këtë mund ta bënte vetëm drejtësia.
Pak ditë më parë Gaz Bardhi i buzëqeshur, i thonte Olta Xhaçkës se e pret SPAKU, duke demonstruar besimin e plotë tek ky organ i drejtësisë.
Ndoshta Gazi beson për Oltën, por ka frikë ta mendojë apo ta shprehë se e bespn Spakun dhe për Berishën.

Tani që për Berishën ka folur drejtësia, në partinë e rithemelimit flasin për riorganizime, të cilat në fakt mund të jenë vetëm lëvizjet për pasardhësin në krye të grupimit “Berisha”, që për hir të së vërtetës është tkurrur shumë, kjo e qartësuar me pamjet nga dy protestat e fundit.

E ndërsa SPAKU pritet ta mbyllë Berishën në shtëpi, shpresa e fundit sipas atyre që i shkojnë pas është rezistenca. Por në fund të gjithë do ta kuptojnë se secili korri frutet që mbolli vetë.

Artikulli paraprakPrag Krishtlindje-Kryepeshkopi Anastas uron besimtarët: Durimi plot shpresë që buron gjatë kësaj feste, fuqi mistike
Artikulli tjetërVideo-Lajm/ Rama ngre topin kundër SPAK, Belind Këlliçi, (Berisha), e gjuan!