Dita Ndërkombëtare e Librit/ Berat, nxënësit e “Irfan Ngjeqarit” organizojnë konferencën shkencore “Letërsia që duam të njohim”

Nën drejtimin e shkrimtarit dhe poetit Yzedin Hima, nxënësit e gjimnazit jopublik “Irfan Ngjeqari” në Berat kanë organizuar një aktivitet jo të zakontë për nivelin e një shkolle të mesme.

Pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Librit ata kanë zhvilluar konferencën shkencore “Letërsia që duam të njohim”.

Aktiviteti është organizuar në ambientet e bibliotekës “Vexhi Buharaja” në Berat, ku nxënës të këtij gjimnazi kanë mbajtur disa referate shkencore për autor të mohuar apo të dënuar gjatë periudhës së regjimit komunist.

Temat e trajtuara në këtë konferencë shkencore ishin:

1. Palimpsesti si procedim artistik në poezinë e Martin Camajt- Libera Branko
2.Humbja pa skaj si shenjë semantike në poezinë e Frederik Rreshpjes – Sara Merdani
3. Poezia ” Saharaja” e Vilson Blloshmit si kujtesë gjithëkohore për shkretimin e njeriut dhe mjedisit rreth tij – Xhulia Gjika
4. Altruizmi si dukuri në poezinë e Visar Zhitit – Paola Fishka.
5. Mihal Hanxhari dhe menhirët poetikë që la pas – Alesia Lika
6. Atdheu socialist si batanije burgu në poezinë e Havzi Nelës – Franc Toli
7. ” Kur s’ka dritë, ç’i do sytë – poezia hermetike e Zef Zorbës – Hafize Bejdo
8. Ferri i përmbysur në poemën “Kanali” të Arshi Pipës – Daniela Çibuku
9. Imazhi i poetit si lartësi estetike në poezinë “Poeti” të Vexhi Buharasë – Alba Peqini
10. Dashuria si strehë në poezinë e të pastrehit Pano Taçi – Alesia Memaj
11. ” Atdheu është lakuriq!” – Fati i atdheut në poezinë e Trifon Xhagjikës – Aleksandre Abazaj
12. Jamarbër Marko dhe poezia e tij hermetike – Herta Tafa
13. Epifania si precedim artistik në poezinë e Ernest Koliqit – Eni Potoli
14. Zydi Morava – liriku i ndërprerë – Merisjola Vehollari
15. Genc Leka – poezia lirike e keqinterpretuar – Rukjana Delibashi
16.Fabulat e Luan Myftiut si sintezë e shpirtit kritik të autorit – – Klara Fani

Punimet e këtij aktiviteti i ka përshëndetur nga SHBA edhe shkrimtari i njohur Visar Zhiti.

IMG 20240423 WA0014

IMG 20240423 WA0016 1

IMG 20240423 WA0017

Artikulli paraprakMosmarrëveshjet mes partive shqiptare dhe kërcënimet e Aleksandër Vuçiç/ Analiza e REL: Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Artikulli tjetërPropozimi Basha për asetet ruse/ Rusia kërcënon: Nëse sekuestroni pasuritë tona…