Disiplina e jovertebrorëve

Nga Sidi Hasanaj

Mjaftoi dje një dekret i Berishës, si sulltan i onorrit të tijë politiko-ekonomikë, dhe brenda ditës u emëruan dy nënkryetarë shtesë të Rithemelimit (Bardhi dhe Gjekmarkaj) si dhe u zgjerua kryesia e Rithemelimit pa proces ligjor votimi, pa garë të gjithë deputetët e “Grupit Bardhi” që paradoksalisht Berisha i larfoi me dhunë, vrer e anatemim ekstremisht vulgar po në emër të garës dhe votës.

Ky është Berisha, kjo është paradigma dhe modeli se si ka operuar 34 vite në politikë. Njerëzit e kanë të qartë, në 34 vite ka sulmuar te pikat më të shëmtuara dhe jo etike këdo brenda partisë demokratike (si te familja, te personaliteti, orientimi seksual, te partenerja, i ka rrahur, përçudnuar etj) e më pas i ka afruar si “bashkëpunëtorë” kur në fakt ishin skllevër të pushtetit të tijë.

Por një gjë është të shikosh politikanë që përulen para pushtetit të tijë të dhunës e shkelin mbi veten e tyre, dhe një tjetër është të shohësh politikanë që përulen edhe para shërbëtorëve të Berishës… këtu druaj se ka arritur në nivel komplet tjetër fenomeni i zvarranikëve arrivist.

Dje u shkrep një foto “sa një mijë fjalë” ku Flamur Noka e Gazment Bardhi flisnin me afrimitet si miq të mirë në vesh të njëri-tjetrit… këtu u prek rekord tjetër i mungesës së shtyllës kurrizore.

Mund të “bashkohesh” me Berishën për atër të numrave të deputetëve, po e kapërijmë këtë imoralitet politik të mbështjellë me populizëm e hipokrizi, por mund të veprosh si autonom në këtë bashkëpunim. Por të bashkohesh me Flamur Nokën si miq në raportin personal?? Përse vallë?

Flamuri e ka dhunuar Bardhin, verbalisht e fizikisht. E ka sulmuar publikisht por edhe në mbledhje të PD për orientimin e tijë seksual (sipas pretendimeve të Flamurit)… sulme që janë bërë publike në çdo media.
Ashtu si Bardhi e ka sulmuar me akuza monstroze Flamur Nokën në Kuvend, jo vetëm për Korrupsion, jo vetëm për fshehje pasurish përrallore, por edhe për politikan që ka humbur çdo përkrahje nga elektorati i tijë në Kukës pasi i ka tradhëtuar ata si vegël e një oligarku që i vendosi traun qytetit të Kukësit.

Pra Bardhi, edhe valencën politike të Nokës e ka anatemuar dhe zeruar fare prej kohësh. Nëse Berishën e ka sulmuar në anën morale të tijë, përsëri e ka vlerësuar për peshën elektorale, por Nokën e ka sulmuar edhe për moralin politikë edhe për peshën e tijë politike.

Atëherë përse Bardhi detyrohet të bëjë këto veprime vetëposhtëruese ndaj Flamurit??

Disiplina e jovertebrorëve. Jovertebrorët, kanë instikt të ndyrë të puthin çdo këpucë që i ka shkelur, të përulen para çdo individi që i ka përçudnuar, kanë një disiplinë të habitshme titanike të ulin kokën e të zhyten në moçal!

Artikulli paraprakMinistri i Mbrojtjes Niko Peleshi paraqitet në SPAK
Artikulli tjetër“FESTAT E KOKAINËS bëjnë namin në Tiranë”, habit gazetarja: Organizohen në vilat luksoze