Dinamika/ Si ndodhi aksidenti me 8 viktima, ‘Benz’-i në ndjekje nga policia, kur u pikas nga patrulla u kthye nga rruga dhe…

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Këlcyrë, ku 8 persona humbën jetën.

Mësohet se mjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga një person nga Shkodra, ishte në ndjekje nga policia kur humbi kontrollin në një kthesë dhe përfundoi në lumin e Vjosës.

Mësohet se mjeti me 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e botës së tretë, ishte identifikuar nga patrulla ndërsa ikte në drejtim të Këlcyrës dhe u kthye nga rruga. Viktimat mësohet se ishin të gjithë meshkuj, ndërsa mjeti ishte marrë me qira.

Artikulli paraprak33 vjet nga masakra e 2 Prillit, Basha: Një kambanë e përhershme dhe një thirrje e pandalshme se asnjëherë nuk duhet të rreshtim së përpjekuri për t’i tharë rrënjët e së keqes, e të mbjellim farën e së mirës
Artikulli tjetër2 prilli 1991 dhe disa të dhëna