Digjet godina historike në Sarandë, studiuesi: Isha aty, e dogjën qëllimisht për të ndërtuar më pas

Godina ‘Bar Lulishte Butrinti’ në qendër të qytetit të Sarandës, një godinë historike, e cila dikur ka qenë dhe konsullatë italiane u përfshi nga flakët paraditen e sotme.

Ishte ora 10:00 dhe sot Saranda nuk kishte as diell të fortë.

Studiuesi Auron Tare, i cili u gjend rastësisht aty, dëshmitar i shkatërrimit të këtij ‘xhevahirit’ historik pa me keqardhje të gjithë skenën.

“Pashë si ra zjarri. Reagimi ishte i avashtë. Zjarri fillimisht ra në një godinë të braktisur. Nëse do të ishte ndërhyrë me kohë godina historike e ish konsullatës italiane do të kishte shpëtuar. Unë qëllova si dëshmitar i rënies së fundit të trashëgimisë kulturore monarkike në Sarandë. Nuk ka më. Ky është fundi i një periudhe historike që duhet thënë që është shkatërruar në mënyrë të sukseshshme nga vetë shqiptarët. Unë aty isha e pashë me shumë dhimbje” thotë Auron Tare për Report Tv.

Me bindje thotë se kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm

“Është bërë qëllimisht për të rrëzuar godinën e ndërtuar më vonë. Është skenë e vrasjes së një monumenti historik që nuk kishte as status mbrojtjës as nga bashkia e as qeveria” thotë ai.

Artikulli paraprakBiseda me biznesmen, ministra, drejtorë…/ Zbulohet se çfarë përmban telefoni i Kryemadhit që SPAK i ka konfiskuar
Artikulli tjetërSpahiu: Pazaret Berisha-Rama gjithmonë fillojnë me amnisti për njëri-tjetrin