Dhunohet mjekja në qendrën shëndetësore

Një mjeke është goditur me sende të forta në qendrën shëndetësore në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, A.SH., 28 vjeçe u qëllua në vendin e punës së saj nga një 36-vjeçare T.M. Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Durrës për 36-vjeçaren, e cila dyshohet se e ka goditur mjeken për shkak të detyrës.
Policia bën të ditur se një mjeke është goditur nga një grua gjatë orarit të punës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në qendrën shëndetësore në lagjen numër 4, ku është goditur mjekja me iniciale A.Sh., 28 vjeç, banuese në Durrës. Ka qenë 36-vjeçarja me inicialet T.M., banuese në Durrës, që e ka goditur doktoreshën me sende të forta. Sipas policisë, 36-vjeçarja ka qëlluar mjeken me sende të forta, për shkak të detyrës.

Artikulli paraprak4 tonelatat e drogës të kapur në Itali u ngarkuan në det të hapur
Artikulli tjetërMister zjarri që shkaktoi dëme në Bibliotekën Kombëtare