Dhjetëra milionë euro, shifra e çmendur që i kushtoi Totenhamit shkarkimi i Poketinos

Shkarkimi i Mauricio Pochettinos nga detyra thuhet se i ka kushtuar shtrenjtë Tottenham Hotspur. Klubi londinez shkarkoi argjentinasin nga roli i trajnerit gjatë ditës së martë.

Nuk vonoi shumë dhe sot (e mërkurë) Spurs emëruan Jose Mourinhon si trajner i ri.
Megjithatë, shkarkimi i Pochettinos nuk ka qenë i lehtë për Spurs pasi ka pasur kosto të madhe financiare.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Pochettino dhe stafi i tij stërvitës kanë marrë një pagesë totale prej rreth 20 milionë funte apo 23.5 milionë euro nga Tottenhami.

Të gjithëve iu dhanë kontrata të reja pesë-vjeçare në maj të vitit 2018, dhe raportohet se Pochettino refuzoi të hiqte dorë pa pagesë, pas më shumë se pesë vjet në krye.

Një kosto të njëjtë sikurse kjo e Pochettinos, i kishte kushtuar edhe Manchester Unitedit, kur vendosi shkarkimin e Mourinhos në fillim të këtij viti.

Artikulli paraprakNjë vit nga taksa 100 për qind, Serbia humb 99 për qind të tregut të Kosovës
Artikulli tjetërKallzimi penal për projektin Korruptiv të Unazës së Re/ PD i kërkon Prokurorisë nisjen e hetimeve dhe pezullimin e punimeve