Detajet e reja nga mashtrimi 900 mijë dollarë, stomatologia në fushatë me Erion Braçen

Të tjera detaje mësohen nga mashtrimi i Olesia Dukës, e cila mashtroi një biznesmen duke i marrë 900 mijë euro. Ndërkohë mësohet edhe emri i biznesmenit të mashtruar nga Duka. Sipas Report Tv, ai është Idlir Hoxha, biznesmen në qytetin e Durrësit, ku ka një pikë këmbimi valutor,
Duka arriti që të mashtronte Hoxhën duke i marrë 900 mijë euro. Prokuroria e Durrësit dje zbuloi skemën e mashtrimit të stomatologes 38-vjeçare, e cila iu merrte para biznesmenëve të ndryshëm, duke i gënjyer se kishte tetë klinika dentare dhe duhet të blinte aparatura e pajisje, ndërkohë që nuk i kthente më shumat e marra.
Stomatologia ka në fakt vetëm një klinikë në Tiranë, që është klinika e Stomatologjisë ‘Shendident’. Ka qenë biznesmeni Idlir Hoxha ai i cili ka bërë denoncimin kundrejt Dukës.
Ndërsa sot në policinë e Tiranës janë bërë edhe 6 denoncime të tjera për mashtrim nga 38-vjeçarja stomatologe.
Ndërkohë përpos daljeve në emisione televizive, Olesia duke kishte njohje edhe ne rangjet e politikës. Në datën 8 mars 2016

Erion Braçe, deputet i PS-së, shkruan në profilin e tij në Instragram:
“Me Olesia Duken @shendident dhe Fredi Kokoneshin ne Divjake;
Feste dhe dhurata per nenat e vetme dhe femijet e tyre per te uruar 8 Marsin!! I jemi mirnjohes Olesias, sipermarrjes se saj qe nxiti dhe mundesoi gjithcka ne nje dimension te ri e pergjegjesi te re sociale te sipermarrjes se saj Shendident!
Projekti vec nis sot!!”

Artikulli paraprakKemi të bëjmë me një akt ku fjala tradhëti është pak
Artikulli tjetërArta Marku lë në këmbë kreun e Prokurorisë që heton bandën e Habilajve dhe Tahirit