“Dështimi me negociatat për herë të katërt, përgjegjësi e Ramës”

“Dështimi me negociatat për herë të katërt ka vulën e Edi Ramës”. Basha: lexoi në parlament fjalimin e që parashikova dy muaj më parë, ku bën fajtor Europën dhe opozitën.

Nga kjo foltore në praninë tuaj ju kam thënë ju dhe përmes jush, shqiptarëve që me mënyrën se si Edi Rama po mbyll dhe rrezikon rrugën shqiptare të integrimit europian, shpejt do të vijë dita kur të tregojë me gisht fajtorët.

Dhe fajtorë do të jetë çdokush, do të jetë opozita, do të jeni ju mediat, do të jetë Europa, do të jenë partitë politike europiane, i vetmi person që nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për këtë faj, do të jetë vetvetja.

Dhe për fat te keq është bërë kaq i parashikueshëm, saqë fjalimin që ja parashikova para dy muajsh, sapo e mbajti në pseudoparlament. E vërteta është se përgjegjësinë për dështimin për herë të katërt për hapjen e negociatave e ka Edi Rama dhe askush tjetër. Është dështimi i tij personal.

Nuk është dështimi i Shqiperisë, nuk është dështim i shqiptarëve. Është dështim i Edi Ramës. Ky njeri në pushtet prej 6 vitesh, vitin e fundit me dekret edhe ministër i Jashtëm dhe ky dështim ka vetëm vulën e tij përsipër.

Premtoi se do të hapte negociatat dhe siç duket qartë dështoi siç ka dështuar në çdo premtim tjetër. Ky nuk është dështimi i parë, as i dytë, as i tretë, por është dështimi më i fundit, më i freskët në kaosin dhe në krizën ku e ka futur vendin në qeverisjen e tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Artikulli paraprakBasha paralajmëron Ramën: Koha nuk pret, zbato planin për daljen nga kriza ose hap krahun
Artikulli tjetërVideo/ Këta fëmijë duhet të ishin në shkollë, por nxjerrin gurë për bukën e gojës