Dështim pas dështimi!

Nga Luçiano BOÇI

Pasi dështoi me kthimin e nxënësve në klasa, Rama dhe Kushi i tij arrijnë një tjetër dështim.

E gjitha për shkak të kaosit të mbjellë, mungesës së një plani dhe mungesës së masave financiare.

Duke mohuar vetveten, pas deklaratës qesharake se “shkollat janë vendet më të sigurta ndaj rrezikut të pandemisë”, Rama dhe Kushi “sa hap e mbyll sytë” të nesërmen, lëshuan një tjetër bombë.

Mësimi kalonte nga sot pjesërisht online!

Normal që bomba pandemike e shkollave u plasi në dorë, por dhe kjo e online sapo ka ndezur fitilin.

Platforma zhurmëmadhe e ministrisë Akademi.al nuk funksionon.

Nxënësit e mësuesit nuk arrijnë ta aksesojnë.

Shumica janë të paregjistruar.

Të gjithë do detyrohen ti dorëzohen fcb-së dhe What’s-it!

Kur kjo ndodh në Tiranë po në bashkitë e tjera çfarë ndodh?

Nga sot 23 mijë fëmijëve që nuk u ulën kurrë në bangat e tyre për shkak se Rama nuk ia ndërtoi shkollën, do t’i shtohen mijëra të tjerë që për shkak të varfërisë e mungesës së mbështetjes nga ana e Ramës do humbasin dijen e shkollën.

Mësimi online për ta është “një mollë e ndalueme”!

Rama është shkatërruesi dhe mbjellësi i faktkeqësisë në arsim!

a

aa

aaa

Artikulli paraprakSkandal! Bashkia e Tiranës ndërton 2.4 milionë euro godinë të re për Tatimet me paratë e njerëzve që kanë mbetur pa shtëpi 
Artikulli tjetërMerret vendimi nga Komiteti i Ekspertëve, zgjatet pa afat kufizimi i lëvizjes gjatë natës