Deri ku do të shkojë SPAK në kupolën e zyrtarëve të lartë, Dumani: S’do kursejmë askënd!

Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë në takimin e parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”.

Në takimin pa praninë e kamerave, Dumani është shprehur se SPAK po vijon punën për hetimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe krimit të organizuar.

I pyetur nga pjesëmarrësit në takim se deri ku do të shkojë SPAK në kupolën e zyrtarëve të lartë, Dumani u përgjigj shprehimisht: “Nuk do kursejmë askënd”.

“Për vitet e ardhshme duhet të besojmë që kemi një institucion të konsoliduar me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve. Është e vështirë, por jo e pamundur. Rezultatet na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë”, tha kreu i trupës së prokurorëve të posaçëm.

Artikulli paraprakKomisioni Parlamentar do monitorojë SPAK-un? Ja si përgjigjet Altin Dumani
Artikulli tjetër“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori”- Basha reagon pas deklaratave të kreut të SPAK: Sulmet e politikës inkurajojnë krimin