Der Spiegel: Shqipëria ka nevojë për “ilaçe”

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA shkruan se duke nisur nga kjo e shtunë, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europa do të zhytet në krizë drejtimi. Sekretarit të Përgjithshëm dhe tre drejtuesve të lartë u mbaron mandati.

Ndërkohë, agjencia citon një zyrtar të lartë suedez, vendi i të cilit e merr presidencën e OSBE nga Shqipëria vitin që vjen, se mund të gjendet një zgjidhje. Kjo mund të jetë kriza më e rëndë në historinë e organizatës.

Po çfarë ka ndodhur?
Shqipëria kishte lobuar për të zgjatur mandatet e Sekretarit të Përgjithshëm, Thomas Greminger dhe të Komisionerit për Minoritetet, Lamberto Zanier; Drejtorit të ODIHR, Ingibjorg Gisladottir dhe të Komisionerit për Lirinë e Medias, Harlem Desir.

Sipas gazetës zvicerane Tagblatt, një grup vendesh perëndimore kundërshtuan zgjatjen e mandatit për Thomas Greminger dhe Lamberto Zannier. Mes tyre Franca, Kanadaja, Norvegjia, Islanda dhe Armenia.

Kurse Azerbajxhani dhe Taxhikistani kundërshtuan zgjatjen e mandatit për Harlem Desir. Ndërsa Turqia dhe Taxhikistani rezistuan për mandatin e Ingibjorg Gisladottir. Negociatat e Shqipërisë për të arritur një konsensus për situatën dështuan.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Edi Rama si drejtues i OSBE nuk u pranua për vizitë nga homologët e disa vendeve. Ai përmend raportin sekret të OSBE për Ramën, që e akuzon se ka një pasuri të paligjshme prej 200 milionë dollarësh.

Ndërkohë siç thekson gazeta zvicerane, Tagblatt, kjo ka bërë që të lihen pas dore gjërat e rëndësishme. Për shembull, bota po përjeton pandeminë e koronavirusit, një ngjarje që vjen njëherë në shekull, por OSBE as nuk është pozicionuar për krizën e koronës. Gazeta shkruan se nuk ka asnjë strategji se si do përballohen krizat e sigurisë që do provokojë pandemia.

Një paketë sigurie pritej për rajonet e nxehta si Ukraina, Nagorni-Karabak, Transnistria apo Gjeorgjia. Ndërkohë duhej reaguar për zhvillime të tjera si korrupsioni, demokracia, zgjedhjet dhe trafiku njerëzor.

Mirëpo Shqipëria është vetë në mesin e një krize, pasi drejtuesi i OSBE kërkon të bëhet i pari lider në Europë që ndryshon vetë Kushtetutën në kushte pandemie dhe online.

Siç shkruante revista më e madhe evropiane, Spiegel, në vend që të drejtojë OSBE-në, Shqipëria ka nevojë për ilaçet e saj. Koha po e provon se jo vetëm nuk po e drejton, por po e çon drejt rrënimit.

Artikulli paraprakBerisha: Si po hakmerret Rama ndaj Shkodrës
Artikulli tjetërTakimi me Hotin në Bruksel, mediat gjermane: Vuçiç hyri dhe doli nga garazhdi