Denoncimi: Zëvendësministri i Jashtëm turret tek Drejtoria e Policisë për të liruar kreun e PS

Arrestimi i kreut të Partisë Socialiste në njësinë numër 3 në Tiranë për korrupsion, duket se nuk ka qenë i lehtë për policinë.
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkrun se, për Artan Krojin ka pasur ndërhyrje nga qeveria për ta liruar, më konkretisht ka qenë zv/ministri i Jashtëm që ka ndërhyrë për të liruar, megjithëse ky është arrestuar për një akuzë të rëndë siç ishte ajo e vendosjes së gjobave për biznesmenët.
Në një mesazh që ka publikuar Berisha, shkruhet se zv/ministri i Jashtëm bashkë me titullarë të tjerë, ka shkuar sot tek drejtoria e policisë dhe ka tentuar që ta lirojë Krojin.
Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Zevendes ministri i jashtem dhe titullare te tjere ne mbrojtje te hajdutit kriminel!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirembrema doctor, rreth ores 6 sot arrestohet nga antikrimi ekonomik kryetari i ps per minibashkin nr 3 njekosisht titullar ne hetimin tatimor, mesa mesova zevens ministri i jashtem dhe disa titullare jane turrur tek drejtoria e policis per ta liruar.

policia e tiranes1486743396

Artikulli paraprakDhuna policore ndaj nxënësve në Mengël, PD padit policinë e Elbasanit
Artikulli tjetërEurobondi, Rama-Ahmetaj marrin borxhin më të lartë pa bërë asnjë punë publike!