Denoncimi, maturantit iu dha teza e provimit në këmbim të votës

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar shqetësimin e një maturanti të Shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz, sipas të cilit, shumë nxënës po anëtarësohen në Partinë Socialiste në këmbim të tezave të provimeve të maturës. “Edhe tezat e provimeve për blerjen e votave dhe triskave të Partisë Siçiliste!”, shkruan Berisha, ndërkohë që më poshtë bën publik edhe denoncimin e nxënësit: “I nderuar z.Sali! Kam një shqetësim shumë të madh si maturant i një shkolle në Kamëz.(Ibrahim Rugova). Disa socialiste po vijnë nëpër shkollë, duke na kërkuar emrin mbiemrin numrat e telefonit për t’u anëtarësuar te PS-ja. Ne këmbim të kësaj do na japin “tezat” e provimeve. Kam 10 nxënës në klasë të cilët lenë orën e mësimit, shkojnë nëpër mbledhjet e PS-së. Nxënësit të cilët kanë rënë PRE e kësaj gënjeshtre thonë që na kanë thënë që po të vini të rregjistroheni do të merrni lekë dhe teza. Më vjen shumë keq për këto nxënës. Shpërndaje ju lutem..ANONIM se kam frikë se po më përjashtojnë prej shkolle”, thuhet në denoncimin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha.

Artikulli paraprakRama rrezik kombëtar, e pret koshi i plehrave të historisë
Artikulli tjetërMauricio Pochettino largon Interin