Demokratë, mos thoni nuk e dinim!

Nëse me 14 maj demokratët do i binden marrëveshjes Berisha-Meta që për Këshillat Bashkiak të votohet numri 1, koalicioni Bashkë Fitojmë i cili ligjërisht udhëhiqet nga Ilir Meta, do ndodhë diçka e hidhur.

Me 15 maj, Ilir Meta dhe partia e tij, do të kuotohen dhe do të rriten me votën demokrate. Ilir Meta do të fuqizohet, do të ketë më shumë aksione. Dhe dihet se çfarë bën Ilir Meta me aksonet e tij: në pazarin e radhës, ai shet dhe shkëmben. Do marrë votën e demokratëve dhe do bëjë pazarin, si gjithmonë.

Me votën demokrate të 2013, Meta dha Ramës pushtetin, reformën territoriale të bashkive (2015), 6 ligjet e Reformës në Drejtësi etj, ligjin e Arsimit të Lartë. Përsëri me votën demokrate do të negociojë me Ramën dhe Erion Veliajn.

Demokratë, mos thoni se nuk e dinit. Ua thamë!

Artikulli paraprakDemokratë, mos thoni nuk e dinim!
Artikulli tjetërAlibeaj akuza Ramës: Kërkon të përçajë PD-në. Duhet ti tregojmë non-gratat e veta për…