Deklarata: PD do të publikojë dosjen e re bombë të blerjes së votave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ftuar në studion e ABC News tha se, së shpejti Partia Demokratike do të publikojë dosjen e re bombë të blerjes së votave.

Mirela Milori:A ka material të reja për sa i përket dosjeve hetimore për shitblerjen e votive?
Gazment Bardhi: Partia Demokratike sigurisht që disponon informacione dhe material që përfshijnë aktivitet criminal të anëtarëve të qeverisë, të cilat kalojnë në një filtër verifikimi dhe dokumentimi të plotë.

Sapo ne dokumentojmë aferat të cilat do të duhet të ndajmë me publikun, i bëjmë ato publike. Konfirmoj që po, kemi informacione të cilat i kemi në përpunim dhe verifikim të metejshëm, dhe sapo të jenë të të gatëshme për tu ndarë me opinionin public sigurisht që do të bëjmë denoncimin përkatës.

Mirela Milori: Janë me po të njëjtën rëndësi se denoncimet e mëparshme?
Gazment Bardhi: Ndoshta më të rëndësishme sesa denoncimet që ka bërë deri më sot Partia Demokratike.

Mirela Milori: Dhe cilët janë të përfshirë në këto material?
Gazment Bardhi: Jemi në process verifikimi dhe dokumentimi. Sapo të kemi kryer procesin e plotë të verifikimit dhe dokumentimit të këtyre aferave, do ti ndajmë ato me opinionin public.

Mirela Milori: Ka të bëjë me shitblerjen e votës?
Gazment Bardhi: Po, ka të bëjë me shitblerjen e votës…

Mirela Milori: Po tjetër vec blerjes së votive, me cfarë aferash ka të bëjë?
Gazment Bardhi: Afera korruptive të kësaj qeverisje.

Mirela Milori: Ministra, ish ministra, çfarë?
Gazment Bardhi: Ministra, ish-ministra. Pra ministra në detyrë dhe ish-ministra e gjithë veprimtaria e kësaj qeverie. Kjo qeveri sillet si bandë. Në çdo veprim që kryen sillet si bandë. Mungesë respekti ndaj ligjit dhe shërbim ndaj grupeve kriminale dhe një grushti të caktuar njerëzish. Edi Rama ëshë njeriu që zgjohet në mëngjes, hap hartën e Shqipërisë dhe vendos se çfarë do të bëjë me Shqipërinë dhe cilën copë do ti japë kujt krimineli apo oligarku.

Mirela Milori: Kur do t’i keni gati?
Gazment Bardhi: Sapo të kemi bërë të plotë procesin verifikues dhe dokumentues. Deri më sot, çdo denoncim që ka bërë PD, pavarësisht propagandës së qeverisë, ka rezultuar i vërtetë. Nuk ka një denoncim të bërë nga PD, që të mos ketë rezultuar i vërtetë. Të njëjtën gjë, për shkak të seriozitetit të verifikimit, dokumentimit me çeshtjet e para, të njëjtën gjë jemi duke bërë me materialet e reja.

Mirela Milori: Dosje tjetër që ndodhet në prokurori?
Gazment Bardhi: Prokuroria ka dosjet e veta, ashtu siç partnerët ndërkombëtarë dhe shërbimet partnere kanë informacione e tyre. Prokuroria, besoj unë, ka të dokumentuara mal me material që provojnë… Nëse prokuroria do të ishte në krye të detyrës, sot gjysma e qeverisë apo ish-ministrave të kësaj qeverie, do të ishin në burg, përfshirë edhe Edi Ramën.

Artikulli paraprakBardhi-gazetares: Më kujtoni një fjali të Patozit kundër Ramës në intervistën tënde
Artikulli tjetërBode: Pse pranova ofertën e Ramës, shkëputja ime nga politika, përfundimtare