Deklarata e fortë e Edita Tahirit: Rama kërkon ndarjen e Kosovës

Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, në një intervistë për “ABC News” ka komentuar ndryshimet në diplomacinë shqiptare. Ajo tha se ideja e ndryshimit të kufijve është e gabuar dhe Edi Rama nuk duhet të bëhet pjesë e lojërave djallëzore. Rama Cakaj
“Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.
Ish-kryenoegociatorja e Kosovës shtoi se, “unë e kam ftuar dhe e ftoj publikisht kryeministrin Edi Rama që të dalë publikisht e të shprehet kundër ndryshimeve të kufijve të Kosovës. Nuk jemi në pozitë ne të japin toka për të ‘ndërtuar’ Serbinë e Madhe, duke i dhënë udhë tezave serbo-ruse”, ndërsa shoti edhe disa argumente, sipas së cilës, “nuk mund të këmbehen tokat shqiptare, pse Serbia do të bëhet homogjene në Ballkan.
Veriu i Kosovës është integruar tashmë në sistemin kushtetues të Kosovës. Kur Serbia e pa këtë integrim, braktis këtë qasje dhe doli me skenarë gjeopolitike, duke zbuluar synimet e saj gjeopolitike”, tha Tahiri.

Edita Tahiri ka deklaruar se Qeveria e Shqipërisë ka detyrë që dalë zyrtarisht kundër ndarjes së Kosovës. Ajo i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se Kushtetuta e Shqipërisë e detyron atë të mbrojë dhe interesat e Kosovës.
“Shqipëria ka obligim ndaj Kosovës. Në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se Shqipëria ka detyrime dhe obigim kombëtar. Z. Rama e ka detyrë kombëtare dhe detyrim Kushtetues që të dalë kundër ndryshimit të kufijve. Edi Rama e ka detyrim të mos e lejojë të thellohet debati për ndryshimin e kufijve të Kosovës, sikurse kundër kësaj ndarje janë shprehur edhe figura publike në Shqiëpri si Presidenti Ilir Meta, apo lideri historik Sali Berisha”, tha Tahiri.
Duke kritikuar idenë e ndarjes (copëtimit) të Kosovës nga ana e Presidentit Hashitm Thaçi, Tahiri tha se Edi Rama nuk duhet tu jap mbështetje projekteve të tilla, por ti ndalojë. “Kemi më shumë se 100 vite që jemi vrarë nga serbët, tani duhet t’u japim edhe tokë?! Gjaku i shqiptarëve është në themelet e Kosovës, nuk lejohet kush ti prek. Ndarja nuk zgjidh probleme, destabilizon. Ata që e njohin mirë Ballkanin e dinë se prekja e kufijve nuk sjell stabilitet, sjellë luftë. Shumë janë vrarë për këtë Kosovë. Gjërat duhet të peshohen në planin kombëtar. Ne kemi qenë kombi i mohuar. Është koha që fitoren e tanishme, që jemi bërë me dy shtete, ta çojmë përpara”, tha Tahiri.

Çfarë fshihet pas lojës Rama-Thaçi
Edita Tahiri i bëri thirrje Kryeministrit Rama që të dalë publikisht kundër ndryshimit idesë së ndryshimit të kufijve dhe për të qëndruar larg axhendave serbo-ruse.
“Unë e ftoj Kryeministrin Rama që të dalë publikisht kundër ndryshimit të kufijve të ndryshimit të Kosovës, në raportin Kosovë-Serbi në dialog, sepse ne shqiptarët gjithmonë jemi cunguar historikisht. Ishte viti 1998 kur e çliruam Kosovën, atëherë ne bëmë kthesë gjeopolitike, i bëmë dy shtete shqiptare, por ne ende jetojmë në 5-6 shtete. Kështu që nuk jemi ne në pozitë të japim toka për të krijuar Serbinë e madhe dhe për të plotësuar axhendat serbo-ruse”, tha ish-kryenegociatorja e Kosovës gjatë intervistës për ABC News, duke komentuar edhe lojën e Serbisë për përfituar territore të reja në Ballkan dhe për të rikthyer dominimin e dikurshëm.
“Edhe Veriu i Kosovës, edhe Lugina Preshevës janë toka shqiptare dhe nuk këmbehen tokat shqiptare pse Serbia dëshiron që të kthejë rikthejë dominimin në Ballkan, sepse gjysmën e Bosnjes e ka marrë dhe dëshiron edhe pasurinë që ka veriu i Kosovës dhe më pas ne të mbetemi të ndarë siç jemi.
Veriu i Kosovës është integruar në sistemin juridiko-kushtetues të Kosovës, kemi shtrirë sovranitetin falë dialogut 7-vjeçar të cilin e kam udhëhequr unë. E di që ka një prirje në opinion për të mos i parë këto rezultate, por ne kemi shtrirë shtetin në veri, në drejtësi, në polici, në dogana, kemi vendosur kufirin ndërshtetëror me Serbinë, madje me Komisionin Evropian dhe komision trepalësh. Pra, Veriu është i integruar në fushat kryesore. Kur Serbia e pa që me dialog u integrua veriu në sistemin e Kosovës, braktisi këtë qasje dhe dialogun e doli në skenare gjeopolitike. Sepse ne kemi biseduar tre herë me Serbinë, ka synime gjeopolitike, por ne shqiptarët nuk jemi më të shtypur, por jemi një komb shumë më i fuqishëm, kemi vizion, i kuptojmë gjërat. Ka një propagandë prej këtyre aktorëve që janë të përfshirë si Thaçi dhe Rama, të cilët thonë se kur bëhet ky shkëmbim ne bashkohemi. Nëse po bashkohemi, çfarë u duhet njohja e Kosovës? Çfarë i duhet Kosovë të jetë anëtare e OKB-së nëse bashkohet me Shqipërinë? Por një bashkim i Shqipërisë me një Kosovë të cunguar, ky nuk është bashkim”, u shpreh Tahiri.

Artikulli paraprakBerisha: Rama si Maduro, do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë
Artikulli tjetër“Rama i prishi dosjen ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, i dërgoi Aldo Bares në qeli ministren”