Dedaj: Berisha modest në interesat e tij, por jo ata që i rrinë përreth, nuk vjen më në pushtet

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, gazetari Reldar Dedaj tha se Berisha është shumë modest me interesat e veta, por janë të tjetër që kanë pritshmëri mbi të.

Dedaj: Ligji që ka Shqipëria për mediet është krejtësisht jashtë çdo principi evropian. Shihi klasën e vjetër të analistëve që kanë 30 vite dhe janë rritur me këtë klasë politike dhe u shërbejnë atyre në kurriz të qytetarëve. Herë mbrojnë Berishën dhe herë mbrojnë Ramën.

Këta duhet t’i dalin këtij sistemi dhe t’i imponohen që të ndryshohet ky kod dhe ligj elektoral dhe të shkojnë tek interesat e qytetarëve, sepse ata nuk janë injorantë, e kuptojnë shumë mirë këtë aleancë interesash. Berisha është shumë modest me interesat e veta, por janë të tjetër që kanë pritshmëri mbi Berishën. Berisha i mori aksionin zyrtar të gjithë partive opozitare. Të gjithë e dinë se Berisha nuk vjen më në pushtet.

Artikulli paraprakKuvendi i Rithemelimit/ Gazetarja: Do të miratohet një rezolutë kundër organeve të drejtësisë
Artikulli tjetërÇështja Beleri/ Preç Zogaj: Ndërhyrja e Greqisë, akt jo miqësor ndaj Shqipërisë