Dëborë dhe erë e fortë, mësoni si parashikohet moti këtë fundjavë

Meteorologu Hakil Osmani, në parashikimin e motit për fundjavën, tha se gjatë ditës së ditës së shtunë dhe të diel do të jetë problematike.

Edhe pse ditën e premte temperaturat e ajrit ishin në maksimum, deri në 20 gradë celsius, ditën e diel do të ketë një rënie të ndjeshme deri në 16 gradë celsius

“Era gjatë ditës së shtunë do të jetë problematike. Do të jetë një erë me shpejtësi mbi 85 km për orë nga drejtimi jugor duke bërë që të kemi valëzim në det të hapur mbi 6 ballë. Herë pas here do të shfaqet problematike. Për fat të mirë ditën e diel do të ketë rënie të intensitetit të erës. Sa i përket temperaturave të ajrit ditën e sotme do të kemi maksimume që do të jenë deri në 20 gradë celsius, ditën e diel do të ketë një rënie të ndjeshme deri në 16 gradë celsius. Sa i përket kushteve atmosferike sot dhe gjatë fundjavës mbetemi në vranësira të shpeshta që herë pas here pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu , ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore.

Edhe vendet e rajonit, Kosova Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë në ndikimin e vranësirave. Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut reshjet e dëborës do të jenë më të dukshme. Ndërsa në Malin e Zi do të ketë një erë shumë të fortë në zonat bregdetare”, tha metorologu.

Artikulli paraprakVOA: Çfarë përmban projekt statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë?
Artikulli tjetërFrika se Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë punonjësit/ Flet eksperti i IT