Dashamir Shehi: Bota po e rrethon këtë vend me policët e vet, e kanë me Ramën

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, shprehet se Shqipëria nuk mund të lihet në këtë gjendje për shkak të drogës, duke theksuar se opozitës i mungon agresiviteti.
“E gjithë bota po e rrethon këtë vend. Pse po e përmend këtë kryeprokuror. Nuk flet kot ai. Kur thotë se janë të lidhur me politikën, nuk flet për opozitën. Bota po e rrethon këtë vend me policët e vet. Kjo nuk ia heq përgjegjësinë opozitës, por rolin që duhet të luaj, për mungesën e agresivitetit.
Droga nuk ka pru pare as për Meksikën, as për Kolumbinë. Ata janë rrënuar, është rrënuar Afganistani. Janë me mijëra që janë futur në burg”, u shpreh Shehi.
Dashamir Shehi solli rastin personal për të ilustruar që shëndetësia nuk është falas. “Po ju jap një rast personal, harxhoj 200-250 mijë lekë ilaçe, në muaj. 3 milionë në vit. Meqë kam rrogë të madhe i paguaj shtetit gati 2 milionë me kontribute. Rreth 5 milionë paguaj unë dhe nuk marr asgjë nga shtetit. Asnjë vizitë falas, as rimbursim falas. Po të jetë për mua, sigurimet shëndetësore në Shqipëri duhet të bëhet 8%. 11 i ka Gjermania”, u shpreh Shehi.

Artikulli paraprakArmata e Kolumbisë nxjerr zbuluar Ramën: Ja si u zhvillua operacioni për kapjen e 613 kg koakinë në Durrës
Artikulli tjetërKrimi trondit Fierin, plagoset me armë një biznesmen dhe grabitet një pikë këmbimi valutor brenda një ore