Dash Shehi: Në Shqipëri ka 20 oligarkë dhe një masë fukarenjsh

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha në emisionin “Bilardo” se sot ka ardhur në Shqipëri një kapitalizëm i egër. Shehi vë në dukje se kapitalizmi ynë ka prodhuar 20 oligarkë dhe një masë fukarenjsh. Problemi sipas tij nuk është pasurimi në bazë të rregullave të tregut, por futja e duarve në buxhetin e shtetit.

“Tani ka ardhur kapitalizmi i vërtetë! Kjo që është e majta në Shqipëri, qeveria e Ramës, ky është kapitalizmi më i egër. Ky s’ka lidhje fare as me çështjet sociale, as me të majtën. Gjysma e parave të buxhetit shkojnë në PPP e koncesione. Merr ndonjë punëtor koncesion apo PPP?! Jo. Nga ky lloj shteti që ka ngritur, nga kjo lloj ekonomie fitojnë 20-30 vetë. Ky është kapitalizmi më i egër. Le të vij ndonjë më i majti këtu që ka lexuar Marksin, dhe ta diskutojmë këtë punë. Ky është absurdi dhe kontradikta e shoqërisë sonë, e demokracisë sonë”, tha Shehi.

“Edhe kapitalizmi më i egër prapë ka ca rregulla morale, ka ca limite, i thotë atij privatit shfrytëzojë punëtorin dhe fito, por nuk i thotë vidh paratë e shtetit. Ky kapitalizmi jonë jo vetëm ka prodhuar 20 oligarkë dhe një masë fukarenjsh, por këto fusin duart edhe në paratë e shtetit. Këta janë bërë pasanikë duke vjedhur shtetin shqiptar, se po të ishin bërë duke ndërtuar si nëpër botë, është dakord. Këta punojnë të gjithë me para publike”, shtoi ai.

Artikulli paraprakLeximtari, një himn kundër keqardhjes!
Artikulli tjetërNegociatat PS-Rithemelimi, Mërtiri: Rama zgjodhi Berishën