DASH: Angazhim për zbatimin e reformës

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar për votimin në Parlament të Reformës në Drejtësi. Nëpërmjet zyrës së shtypit, DASH njofton se vendimi është një hap u ri për demokracinë shqiptare, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuar për zbatimin e kësaj reforme. “Urojmë popullin shqiptar për kalimin e Reformës në Drejtësi. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për demokracinë shqiptare. Të gatshëm të mbështesim Shqipërinë në implementimin e kësaj reforme”, shkruhet në reagimin e DASH.

Artikulli paraprak7 ligjet që pritet të miratohen
Artikulli tjetërRama, i pari që mbetet pa punë nga Reforma