Dalin përgjimet për Agron Xhafën në trafikun e drogës, si vazhdon aktivitetin ndërsa vëllai drejton ministrinë e Brendshme

Siç ishte paralajmëruar më herët, Partia Demokratike ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia blu.
Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi kanë akuzuar ministrin Xhafaj për mospërmbushje të detyrës si ministër i Brendshëm në dosjen “Xhafaj”.
Salianji ka denoncuar nga foltorja blu se vëllai i ministrit vijon trafikun e drogës. Deputeti ka thënë se Xhafaj ka siguruar paprekshmëri.xhafaj biseda
PD publikon për herë të parë një material audio ku sipas demokratëve vërtetohet aktiviteti kriminal i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit Agron Xhafaj. Biseda e zhvilluar mes vëllait të ministrit dhe një trafikanti.
Sipas Alibeaj janë 3 fakte të rëndësishme se si Xhafaj ka shkelur ligjin për të penguar çdo veprim për ekstradimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj.
“Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar cdo veprim për ekstradimin e të vëllait”, thotë Alibeaj. “Dje e pyetëm ministrin e Brendshëm e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të trafikut të drogës. Arsyet pse hesht janë se vëllai i tij nuk bën një jetë normale, po një nga bosët më të fuqishëm të trafikut të drogës në Shqipëri që koordinon dhe drejton një grup kriminal”, tha Salianji.

Pjesë nga audio-përgjimi

Në materialin audio zhvillohet një bisedë e përgjuar ambientalisht në një lokal që është i vëllait të ministrit, Fatmir Xhafaj.
Në bisedën mes tyre, Agron Xhafaj i kërkon trafikantit X, të mos iu bjerë më në qafë, pasi sipas tij po sulmohet ai bashkë me të vëllain e tij.
Trafikanti X i kërkon Agron Xhafës “të bëjë një rrugë”, ndërsa ky ia kthen se nuk mundet, por do e çojë tek një person tjetër që quhet Ermal, dhe është shoku i tij.auto Screenshot 31526291642
Trafikanti – Erdha për të bërë atë rrugën
Agron Xhafaj – trafikantit: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë.
Agron Xhafaj- trafikantit: Mos më bjer më në qafë se po më sulmojnë villain.
Agron Xhafaj-trafikantit: Më kanë nxjerrë emrin. Ata plehrat po na sulmojnë shumë.
Agron Xhafaj-trafikantit: Ata në Itali janë zbërthyer komplet.

xhafaj biseda 2

Artikulli paraprakBarcelona humbi, ja arsyeja qesharake pse Messi nuk u grumbullua
Artikulli tjetërPërgjimet e Agron Xhafës: Ata në Itali janë zbërthyer, të jetë hera e fundit, po më sulmojnë vëllanë…