Collina gjykon VAR-in: Janë eleminuar gabime trashanike.

Në një intervistë të gjatë për gazetën prestigjoze italiane “Gazzetta dello Sport”, ish arbitri legjendar i FIFA-s Pierluigi Collina ka vlerësuar VAR-in për eleminimin e gabimeve që mund të ndikonin në rezultate dhe përshkruan qasje të reja për llogaritjen jashtë loje, por paralajmëron se kjo teknologji nuk mund të zëvendësojë plotësisht vlerësimin subjektiv të zyrtarit.

“Pikëpamja e VAR-it nuk është të eleminojë polemikat. Qasja e tij është të eleminojë gabimet e qarta që mund të ndikojnë në rezultat dhe vazhdimësinë e lojës. Mendoj se objektivi është arritur”, tha Collina për gazetën.

“Në fund të fundit arbitri vendos nëse pozicioni jashtë loje është aktiv ose pasiv. Çfarë mund të bëjë VAR-I është të lajmërojë atë për një pozicion të mundshëm jashtë loje. Interpretimi është pjesë e rregullave, pra situatat mund të jenë të ngjashme, nuk mund të ketë dy identike. Duhet ta pranojmë se ka pikëpamje të ndryshme për situatën. Teknologjia ndihmon, por kurrë nuk mund ta zëvendësojë prezencën e arbitrit.

E njëjta gjë vlen dhe për prekjen me dorë, ne sugjerojmë se është penallti kur krahu është ngritur mbi shpatullën, por kuptojmë se nuk është kjo detyrimisht çështja. Një arbitër mund ta rishohë situatën sërish dhe interpretimi i tij është vendimtar “, tha ish arbitri.

Artikulli paraprakFinalizohet operacioni i koduar “Baldushku”. Vihet në pranga 1 shtetas
Artikulli tjetërBëhen dhe filma… por jo si në Shqipëri.