Çfarë u bë me atë heqjen “non grata” nga Britania e Madhe për Sali Berishën?

Para disa javësh, për disa ditë me radhë, në mediat e familjes Berisha, u dha një lajm se Britania e Madhe do t’i heqë “non grata”-n Sali Berisha.

Dhe dilnin këta analistët e familjes Berisha dhe flisnin për rëndësinë e këtij vendimi.

E kishin bërë fakt të kryer, duke thënë se është çështje ditësh.

Por ditët kaluan dhe asgjë nuk ndodhi.

Ata që trumbetonin me të madhe vendimin për heqjen e “non grata”-s nuk flasin më.

Ndërsa vetë ambasadori britanik në Tiranë, një nga personat më të sulmuar nga Berisha, tha në një intervistë një ditë më parë, se në fakt do te ketë të tjerë “non grata”.

“Ne mbështesim tërësisht sistemin gjyqësor të Shqipërisë, në veçanti institucione si SPAK. Nuk komentojmë rastet individuale, por ajo që mund të them është se jemi të angazhuar të pengojmë lidhjet mes kriminalitetit, korrupsionit dhe politikës. Do të marrim masa kur ta konsiderojmë të përshtatshme”, – deklaroi ambasadori Alastair King-Smith, kur u pyet për rastin e Sali Berishës.

Artikulli paraprak“Do të shpallim ‘non grata’ të tjerë”- Paralajmërimi i ambasadorit britanik: Jemi të angazhuar të pengojmë lidhjet mes kriminalitetit, korrupsionit dhe politikës
Artikulli tjetërPD, Kulluri: Mbështesim SPAK-un për Inceneratorin e Tiranës. Të zbardhet përgjegjësia e Erjon Velisë në këtë aferë korruptive