Çfarë është marrëveshja e 2008-ës që vrau demokracinë?!

Marrëveshjet Edi Rama-Sali Berisha në kurriz të popullit shqiptar i kanë fillesat e hershme.

E fundit ishte Amnistia Penale, ligj i cili do të lirojë të dënuarit për korrupsion nga SPAK por që do të lërë në burg protestuesit që proteston ndaj korrupsionit.

Por marrëveshja Rama- Berisha e cila i rëndon akoma në kurriz të popullit shqiptar dhe e përfolur më së shumti është marrëveshja e vitit 2008.

Në mesnatën e 21 prillit 2008, Sali Berisha në atë kohë kryeministër e kryetar i PD dhe Edi Rama në atë kohë kryebashkiak i Tiranës e kryetar i PS, bënë një pazar privat për ndryshimin e Nenit 68 të Kushtetutës, duke krijuar sundimin personal në parti, parlament e qeveri.

Berisha e Edi Rama sajuan seancë të posaçme parlamentare, për të caktuar në Kushtetutë, që deputetët, nuk duhet t’i zgjedhë populli, por vetëm kryetarët e partive me listë dhe këtë krim anti-parlamentar, deputetët  PD-PS e votuan për 6 minuta.

Neni 68 sot në fuqi ka këtë përmbatje:

1. Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit.

2. Rregullat për caktimin e kandidatëve për deputetë, për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, si dhe përcaktimi i zonave zgjedhore dhe kushtet e vlefshmërisë së zgjedhjeve rregullohen nga ligji për zgjedhjet.

Pra nisur nga ky ndryshim çdo kryetar partie mund ta fus në parlament deputetë sipas interesave të karriges së tij. Siç dhe ka ndodhur me deputetë të inkriminuar me krimin.

Gjithashtu u kalua nga sistemi i votimit miks në sistemin proporcional rajonal, por thelbi lidhej me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ku u kalua me zgjedhje me shumicë të thjeshtë në dy raundet e fundit.

Roli i presidentit, u bë fare pa peshë qoftë mbi pozitën e Kryeministrit por edhe ndaj parlamentit.

Kryeministri, që këtej e tutje, kishte kontroll mbi parlamentin, ndërsa me mocion besimi mund të provokonte në çdo kohë zgjedhje të parakohshme teksa shkarkimi me mocion mosbesimi bëhej teknikisht thuajse i pamundur.

Dhe siç shihet kjo marrëveshje ka rezultuar shumë e sukseshme për Edi Ramën i cili ka mbi 10 vite në pushtet.

Po ku qëndronte interesi i Ramës dhe i Berishës tek kjo marrëveshje?

Përmes listave të mbyllura, Rama ia doli ta spastrojë partinë nga çdo kundërshtar duke e kërcënuar me heqjen nga lista e kandidatëve për deputët.

Mandat pas mandati ai i largoi thuajse të gjithë, deputetët e vjetër socialistë.

Ndërsa Berisha nuk ishte i interesuar për këtë marrëveshje pasi e zotëronte grupin parlamentar dhe gjithë strukturat e partisë.

Askush nuk guxonte të dilte kundër Berishës.

Por marrëveshja bëhej në një situatë kur mazhoranca ishte tronditur nga ngjarja e Gërdecit dhe opozita e Edi Ramës nuk e përdori për të rrëzuar kundërshtarin.

“Unë jam njeri që instinktivisht nuk merrem me histori”  do të shprehej Berisha në seancën e 21 prillit 2008 duke mbrojtur paketën e ndryshimeve në kushtetutë.

“Unë që jam në pushtet, çfarë leverdie personale kam për të ndërruar sistemin? Jo, zotërinj, ka interesa vendi, ka interesa kombi, ka interesa shoqërie dhe ne vendosim bashkërisht për atë krizë, sepse krijoi krizë “Dushku”, krijoi turp, duke na damkosur, krijoi krizë dhe krizë të thellë. A ka ndodhur ndonjëherë të ngrihet Parlamenti Europian dhe të diktojë mënyrën e zgjedhjes? Kurrë! Po “Dushku” e solli atë, prandaj ne ndahemi me “Dushkun”, do të shprehej ndër të tjera Berisha.

Çfarë është sistemi propocional që u vendos nga kjo marrëveshje?

Sistemi proporcional nënkupton, se përqindja e votave që fiton një parti politike në nivel shtetëror, përkthehet proporcionalisht në përqindje të vendeve të fituara në parlament.

Në këtë sistem kandidatët për deputetë renditen në listën e partisë në një numër rendor, dhe futja e tij në kuvend varet pikërisht nga numri që ai mban në listë. Vendi ndahet në zona zgjedhore, dhe nëse partia si logo, fiton 50 përqind të votave në rang vendi, atëherë ajo do të marrë përafërsisht 50% të vendeve në kuvend.

Artikulli paraprakAkuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS, gjykata lë në fuqi masën e sigurisë për Ervin Muçën
Artikulli tjetërAltin Dumani zbardh rekomandimet e BE-së për SPAK