Çështja “Beleri”/ Karamuço zbulon takimin e fshehtë në Janinë: Qëllimi ishte një sulm i koordinuar ndaj SPAK

Eksperti i kriminalistikës, duke folur për Fredi Belerin dhe për mundësinë e hetimeve të tjera në lidhje me të, foli për një takim mes disa politikanëve shqiptarë dhe grekë në Janinë. Ndonëse nuk përmendi emra konkretë, eksperti i kriminalistikës tha se qëllimi ishte një sulm ndaj SPAK.

Ka dy gjëra që kanë ndodhur. E para, është një takim sekret në Janinë. E dyta, është një sponsorizim me dritëhije për një lajm që godiste SPAK, në një farë mënyrë kolegët e Dumanit në lidhje me Belerin. Nuk janë përpara një trysnie të thjeshtë.

Janë të orkestruara mirë këto sulme por ai është shumë i imunizuar nga këto. Është në takim për të koordinuar një sulm midis disa politikanëve shqiptarë me ato grekë kundër SPAK. Janë takuar jo me fotografi zyrtare”, u shpreh Karamuço për emisionin “360 gradë”.

Artikulli paraprakKëshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin, Zelensky pritet të kërkojë mbështetje ushtarake për fushatën mbrojtëse kundër Rusisë
Artikulli tjetërSkema/ Fshehën 5.7 milionë euro, dënohen me burg tetë shtetas italianë! Pasi transferuan paratë përmes llogarive bankare të 15 “Call Center”-ve, i tërhoqën kesh