Çelsit i duhen dy fitore për titullin

Çelsit i nevojiten vetëm dy fitore në katër ndeshjet e mbetura në kampionat për të fituar matematikisht titullin kampion në Angli. “Meritë” për këtë ka edhe Totenhemi, i cili në momentin më të mirë të tijin, dje ka pësuar një humbje të papritur përballë Uest Hemit.
Goli i Lanzinit në minutën e 65 vulosi sfidën, duke ndihmuar skuadrën e Biliç që të bënte hapin e sigurt drejt mbijetesës për t’iu larguar përfundimisht zonës së rrezikut, ndërsa ndal londinezët që mbeten 4 pikë larg Çelsit. Blutë kanë luajtur një ndeshje më pak sesa Totenhemi, ndaj me suksesin e kësaj fundjave dhe asaj të javës së ardhshme, mund të sigurojnë diferencën matematikore për të bërë të tyrin trofeun.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërKullat mund të hapin një gropë që mund t’i fundosë të gjithë