Byroja Kombëtare e Hetimit, arrihet kompromisi për pavarësinë nga qeveria

Komisioni i Posacëm i Reformës në Drejtësi arriti sot kompromisin që Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) të jetë në varësi të Prokurorisë. Ky është kompromisi i parë mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me reformën në drejtësi pavarësisht se të dy palët deklarojnë se pranojnë Raportin dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias për krijimin institucioneve të reja të drejtësisë dhe gjyqësorit.
Lidhur me BKH ka një rekomandim të Venecias që është mbrojtur fort nga opozita që Byroja nuk duhet të jetë në varësi të gjyqësorit.
Përgjatë debatit është folur dhe më pas është arritur konsensusi për varësinë e BKH. Është zgjidhur se kush nuk duhet të emërojë drejtuesin e BKH por nuk është zgjidhur se cila zyrë duhet ta emërojë atë.
Pra do të jetë Prokurori i Përgjithshëm apo një institucion tjetër i hetimit i baraslarguar jo vetëm nga qeveria por edhe nga Prokuroria.
Sot dhe nesër do të vijojë tryeza politike për të vijuar më pas me tryezat e ekspertëve. Palët janë afruar në qëndrime falë asistencës ë ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Artikulli paraprakDëshmia për avionët me drogë në Akërni të Vlorës: Pilotët njoftohen me anë të zjarrit
Artikulli tjetërBerisha: Rama vazhdon betonizimin e Parkut në dhunim të 5 ligjeve