Bylykbashi: Formula “Rama” kap Drejtësinë

Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, i pranishëm dje në takimin e kreut të PD, Basha me Kryeministrin Rama për Reformën në Drejtësi tha se Kryeministri e kishte orkestruar që në fillim dështimin e kompromisit. Ai tha se Rama refuzoi pa dhënë arsye vendet e rezervuara, zgjidhja që propozoi Komisioni i Venecias, OBDAT dhe EURALIUS.
“Ishte një përgatitje e Kryeministrit për t’i vënë fitilin një procesi që për fat të keq do të çojë në një situatë abortive të Reformës në Drejtësi. Kjo pasi nëse Parlamenti nuk do të mund ta votojë dot këtë paketë kushtetuese kjo paketë shtyhet për një vit në diskutimet në Parlament. Mesa duket ky është interesi i Kryeministrit”, tha deputeti demokrat.  Bylykbashi tha se nëse Rama mendon që mund të bëjë 94 vota me mënyra jo ortodokse, kriza politike do të jetë shumë e gjatë. Deputeti demokrat e cilësoi refuzimin e Ramës si një përgatitje “për t’i vënë fitilin një procesi që për fat të keq do të çojë në një situatë abortive të Reformës në Drejtësi”. Ai tha se ishte e qartë që në pjesën e fundit të takimit dhe pse ne laboruam në detaj zgjidhjen që propozon Komisioni i Venecias, OBDAT dhe EURALIUS.
“Takimi ishte i gjatë, qartazi pa fryt, qartazi i përgatitur nga Kryeministri për të ardhur në konkluzionin që ai e lexoi në fund fare. Ajo që ai donte ishte vetëm për të bërë këtë lloj deklarate, sepse askush nuk mund të thotë që nuk do të humbasim kohë teksa mendon se mund të gjenden kompromise, por do ta çojë menjëherë për votim në Parlament. Nëse ka nevojë për të gjetur kompromise ulesh dhe vazhdon, bie dakord për të vazhduar negociatat dhe gjetur kompromise. Ajo që kishte ardhur sot Kryeministri ishte për të rënë dakord që të mos biem dakord vetëm që Kryeministri të duket europian. Ishte e qartë që në pjesën e fundit të takimit dhe pse ne laboruam në detaj zgjidhjen që propozon Komisioni i Venecias, OBDAT dhe EURALIUS. Ja shpjeguam një sistem i thjeshtë vendimmarrje në Parlament për të arritur në emërimin e funksionarëve pa asnjë bllokim dhe asnjë kapje që qartazi refuzoi të jepte arsyet pse nuk ishte dakord me të. Ishte një përgatitje e Kryeministrit për t’i vënë fitilin një procesi që për fat të keq do të çojë në një situatë abortive të Reformës në Drejtësi. Kjo pasi nëse Parlamenti nuk do të mund ta votojë dot këtë paketë kushtetuese kjo paketë shtyhet për një vit në diskutimet në Parlament. Mesa duket ky është interesi i Kryeministrit”.
Në lidhje me çështjen e refuzimit të vendeve të rezervuara nga shumica, Bylykbashi tha: “Po ta pyesësh Kryeministrin nuk është në gjendje ta shpjegojë më gjatë se me një batutë. Kryeministri sigurisht që duke e detajuar nuk kishte asnjë argument për ta kundërshtuar. Sot propozohet që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë, ku është debati kryesor, do të kenë gjashtë veta nga gjyqësori ose Prokuroria dhe nga jo gjyqësor dhe jo Prokuroria. Këta të pestë garantojnë aksesin nga jashtë korporatës së drejtësisë për të siguruar llogaridhënien e këtyre personave. Me 5 anëtarë të gjithë të kontrolluar me formulën që propozon Kryeministri është shumë e lehtë që dhe një gjyqtar të bëhet nga krahu i qeverisë dhe vendimmarrja e këtyre organeve është totalisht e kontrolluar. Në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë do t’i duhet dhe vetëm një gjyqtar ose një prokuror dhe 5 anëtarët e emëruar nga Kryeministri në secilin Këshill për të kontrolluar vendimmarrjen e dy zemrave të sistemit. Nëse mendon që mund të bëjë 94 vota me mënyra jo ortodokse, kriza politike do të jetë shumë e gjatë”.
Nga ana tjetër, Bylykbashi reagoi edhe në lidhje me ofertën e Ramës për votimin me 2/3. “Kryeministri nuk e kupton atë që thotë, ne nuk kemi kërkuar shumicën e cilësuar, drafti ynë është publik. Shumicën 2/3 e kërkojmë për herën e parë dhe vetëm inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe prokurorin e Përgjithshëm, ndërkohë që për funksionet si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë ne propozojmë vendet e rezervuara që mund të kërkojë dhe një shumicë të thjeshtë, boll të garantojë që askush nuk kapet. Shumica e cilësuar prej 2/3 për të gjitha funksionet dhe gjithmonë ku zhbllokim është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, boll të kapësh këtë, të dështosh votimin me 2/3 në Parlament dhe është zgjidhur çështja në favor të kësaj mazhorance”.

Artikulli paraprakPyjet nën sëpatën e bandave kriminale të Taulant Ballës
Artikulli tjetërBerisha: Rama në takim i kompleksuar nga Basha