‘Butrinti’/ “Vendimmarrje e gabuar për çështje klientelizmi”, Auron Tare: E kemi çuar në Gjykatën Kushtetuese. Parku s’ka pse merret në menaxhim nga privati

Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për çështjen e parkut e cila ka shkruar në Gjykatën Kushtetuese.

Tare u shpreh se vendimmarrja është e gabuar dhe se është marrë për çështje klientelizmi.

Më tej ai tha se parku i Butrintit nuk ka pse merret në menaxhim nga fondacioni shqiptaro-amerikan, pasi asnjë pasuri e UNESCO-s nuk menaxhohet nga privati.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

 

“Kjo çështje është çuar në Gjykatën Kushtetuese. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka marrë nismën ligjore për ta çuar këtë çështje në Kushtetuese. Në tryezën e djeshme diskutuam për këtë çështje, ku u diskutuan se si  mund të vazhdohet kjo çështje pasi ata që merren me këtë fushë janë të mendimit se ajo që po ndodh është një betejë ligjore. Një fond amerikan kërkon menaxhimin e Butrintit.

Butrinti me gjithë problematikat që ka pasur, ka një precedent të rrezikshëm. Dua të theksoj se asnjë pasuri e UNESCO-s nuk menaxhohet nga privati. Ka një gjë që vende të ndryshme, si Greqi nuk do e lejonte që Akropolin e saj të menaxhojë një fond.

Ne si shqiptarë kemi një qasje ndryshe ndaj trashëgimisë, nuk po merret seriozisht. Fondi shqiptaro-amerikan nuk ka pse merr në menaxhim parkun. Nuk ka pse. Në Amerikë kjo nuk ndodh. Pse ndodh këtu? Është një qasje e gabuar, një lloj klientelizmi. Pra vendimmarrja është e gabuar për çështje klientelizmi.

Artikulli paraprakVaksina më e fundit ndaj COVID-it tashmë e disponueshme për amerikanët
Artikulli tjetërZyrtare: Besnik Hasi emërohet trajneri i klubit belg