‘Burgosi’ familjen, psikiatri Demi sqaron rastin e 35-vjeçarit nga Tirana: Patologjia është e qartë. Dy simptomat që vuan

Duke komentuar rastin e 35-vjeçarit Jetnor Zhabollit në Tiranë, psikiatrit Neli Demi, i ftuar në “Open” në News 24, sqaroi rastin e tij, duke theksuar se ka qindra familje që vuajnë pasoja të tilla.

“Ka shenja të qarta të paranojës. I gjithë përshkrimi i kësaj situate, tregon të paktën një çrregullim deluzional. Kam lexuar që personi dëgjonte edhe zëra që mund të jetë dëshmi e prezencës së halucinacione dhe bashkimi i të dyjave shpesh përcaktohet si skizofreni paranoide. Patologjia është e qartë. E gjithë historia e treguar tregon për një individ që vuan.

Ka qindra familje që kanë problematika të ngjashme, të cilat nuk pranojnë të marrin mjekim edhe për shkak të sëmundjes. Në momentin që shfaqet dhuna, këtu lind një hapësirë tjetër ligjore që është mjekimi i detyrueshëm, që është një instrument i rëndësishëm, por duhet i kujdesshëm.

Në momentin që ndodh ndërhyrja, mjekimi i detyrueshëm zbatohet në një qendër spitalore dhe në mjekim e sipër duke parë gjendjen, mund të merret një vendim nga gjykata për vazhdimin e mjekimit. Personi nuk është diagnostikuar. Edhe rrethi i afërt mund të shikojë ndryshimet që janë shenja të mundshme. Mund të mos ketë pasur shenja. Nuk ndodh nga sot nesër.

Artikulli paraprakVlorë, këshilltarët e PD-së mbështesin ndërtimin e banesave sociale/ Elezi: “Kemi marrë përsipër të jemi zëri i qytetarëve dhe avokatë të interesave të tyre të ligjshme”
Artikulli tjetërO’Brien: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia t’i mbajë përgjegjës të përfshirët në sulmin e Banjskës