Broja mbetet temë dite te Çelsi edhe pas largimit, Poçetino: Unë uroj që ta shfrytëzojë këtë mundësi

Armando Broja i dha lamtumirën Çelsit në ditën e fundit të merkatos së janarit. Klubi londinez e huazoi atë të Fullhem dhe tashmë sulmuesi shqiptar do të mbyllë në skuadrën e re këtë sezon.

Por emri i tij vazhdon të diskutohet te Çelsi dhe kështu ka qenë edhe sot, kur në konferencën për shtyp të Mauricio Poçetinos para ndeshjes ndaj Ullvërhempton, ai u pyet pikërisht se pse ishte lënë të largohej sulmuesi shqiptar.

“Mendoj se është një gjë shumë e mirë për të, që të ketë mundësinë që ndoshta të luajë më shumë. Mendoj se është një lëvizje e mirë për të. Unë uroj që ta shfrytëzojë këtë mundësi që të luajë më shumë”, tha Poçetino sot para gazetarëve, duke lënë të kuptohet se te Fullhem ai kishte mundësi më të mëdha aktivizimi se te Çelsi në vijimin e këtij sezoni.

Artikulli paraprakStudim i ri: Ky ushqim është sekreti i dobësimit, ul rrezikun e obezitetit dhe diabetit
Artikulli tjetërNdryshimet klimatike, çfarë rrezikon Shqipëria! Pasojat në bujqësi dhe infrastukturë