Breshëri plumbash në qendër të Vlorës, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar brenda ambjenteve të një lokali në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është 23-vjeç dhe mësohet se kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 të pasdites. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit.

LEXO EDHE Bilanci tragjik/ Aksidentet rrugore, në 2019 humbën jetën 227 shqiptarë, policia propozon masa të reja
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar dhe arrestuar autorin që qëlloi me kallashnikov. Të shtënat me armë kanë shkaktuar panik dhe frikë te personat e tjerë që ndodheshin në lokal.

plagosje

Artikulli paraprakPse hesht Lleshaj pas arrestimit të vëllait të shefit të Policisë?
Artikulli tjetërVëllai i shefit të policisë, pjesë e dosjes 184, në krye të trafikut të drogës, provë e qartë se Edi Rama vjedh zgjedhjet