Bota sot sipas besimeve fetare, arsyet pse së shpejti njerëzimi do të dominohet nga muslimanët

Islami është projektuar të bëhet shumë shpejt feja më e madhe në botë

Në pritje të rezultatit të Censusit të vitit 2023, në Shqipëri është e sigurt se dominon popullsia muslimane e cila vlerësohet me mbi 50 për qind të popullsisë. Por, pavarësisht nga liritë fetare që gëzon vendi ynë, në Censusin e fundit u vunë re përpjekjet nga komunitetet e ndryshme teksa u bënin thirrje qytetarëve që të deklaronin përkatësinë e tyre. Popullsia banuese në Shqipëri në vitin 2011 rezultoi 2.8 milionë banorë, nga të cilët, 1.58 milionë ose 56.7 për qind, rezultuan myslimanë, 58,624 vetë ose 2.1 për qind rezultuan bektashinj, 281 mijë vetë ose 10 për qind qenë katolikë dhe 189 mijë vetë ose 6.7 për qind, qenë ortodoksë.

Ndërsa të krishterët festuan lindjen e Krishtit javën e kaluar dhe hebrenjtë festuan Hanukkah, shumica në Perëndim nuk arritën të kuptonin një tjetër realitet ogurzi. Brenda këtij shekulli, më shumë njerëz në mbarë botën do të festojnë Bajramin sesa Krishtlindjet.

Aktualisht pretendohet se ka mbi 2.2 miliardë të krishterë në botë. Islami numëron 1.97 miliardë besimtarë. Por për shkak të një norme më të lartë të fertilitetit nga ana e myslimanëve (2.9 fëmijë për grua mesatarisht, kundrejt 2.6 të grave të krishtera), “Pew Research” projekton që diku rreth vitit 2075, Islami do të jetë feja dominuese në botë.

Në përgjithësi, shkalla e lindshmërisë evropiane është 1.49, shumë më poshtë nivelit të shtimit natyror që duhet të jetë; 2.1. Evropa humbi 1.1 milion njerëz në vitin 2022. Është paralajmërimi i parë i një “tërmeti” që po vjen. Shkalla e lindshmërisë për muslimanët evropianë është 2.54. Ndërsa kësaj drame nuk po i shpëton dot as Shqipëria. Nuk ka nevojë të jesh statisticien për të parë se në cilën drejtim po fryjnë erërat demografike.

Është vlerësuar se deri në vitin 2085, 13 vende europiane do të kenë shumicë myslimane – kjo në një kontinent të njohur dikur si baza e krishterë.

Por sot për shumë njerëz, krishterimi është një formular regjistrimi, në vend të diçkaje reale. Në Francë, 40% nuk ​​besojnë në Zot. Për herë të parë, të krishterët janë një pakicë e popullsisë së Anglisë dhe Uellsit – 46.2%, ndërsa 37% thonë se nuk kanë fe.

Në Shtetet e Bashkuara, një e treta e Gjeneratës Z e përshkruajnë veten si të palidhur me asnjë emërtim fetar. Në Amerikë, krishterimi është në një rënie të vazhdueshme – nga 91% që kishte deri në vitin 1976 në 73.7% në 2016 dhe zbriti në 64% në 2022.

Shifrat zyrtare tregojnë se fetë më të mëdha aktualisht në botë janë Krishterimi i ndjekur nga Islami. Por e vërteta është se popullsia e muslimanëve që besojnë në bazat e Islamit është shumë më e madhe se popullsia e të krishterëve që besojnë në parimet themelore të krishterimit. Qendra Kërkimore “Pew” tregon se 2.2 miliardë të krishterë (32% e popullsisë së botës), 1.6 miliardë myslimanë (23%), 1 miliard hindu (15%), gati 500 milionë budistë (7%) dhe 14 milionë hebrenj (0.2%) kishte në mbarë botën që nga viti 2010.

Por ndërkohë që numri i muslimanëve që janë të përkushtuar e të vendosur ndaj bazave të fesë së tyre (Një Zot, Muhamedi Profeti i Fundit, Kurani Libri i Zotit, ahiret) ka qenë vazhdimisht në rritje, numri i të krishterëve që besojnë në parimet themelore të krishterimit (Jezusi si Perëndi ose Biri i Perëndisë, Ungjilli, libri hyjnor) vazhdon të zbresë çdo ditë që kalon. Është interesante, ndërkohë që muslimanët besojnë me vendosmëri se Jezusi lindi si një mrekulli hyjnore nga një nënë e quajtur Mari dhe e virgjër, një numër i madh i të krishterëve shprehen duke refuzuar ose dyshuar për këtë.

Marshimi i Evropës drejt një shoqërie post-kristiane është ilustruar qartë nga kërkimet që tregojnë se shumica e të rinjve në shumë vende nuk ndjekin asnjë fe. Sondazhi i 16-29-vjeçarëve zbuloi se Republika Çeke është vendi më pak fetar në Evropë, me 91% të asaj grupmoshe që thonë se nuk kanë përkatësi fetare. Midis 70% dhe 80% e të rinjve në Estoni, Suedi dhe Holandë gjithashtu e klasifikojnë veten si jofetarë.

E njëjta gjë është e vërtetë për të gjithë botën muslimane ku shumica dërrmuese e muslimanëve (95-99%) mund të gjenden lehtësisht se kanë besim të fortë në Zotin, Muhamedin dhe Kuranin.

Nëse vetëm 40-50 % (edhe më pak në shumë pjesë duke përfshirë Evropën) e të ashtuquajturës botë e krishterë që as që beson te Jezusi siç përshkruhet në krishterim, pse duhet që numri i tyre të llogaritet ende rreth 2.3 miliardë.

Kur bëhet fjalë për arsyet pse Islami po rritet, ekspertët perëndimorë përpiqen ta përshkruajnë atë kryesisht si efektin e të pasurit me më shumë fëmijë. Së pari, konvertimi në Islam është padyshim shumë më tepër se ai i çdo feje tjetër. Së dyti, nëse norma e lindshmërisë myslimane është pak më e lartë, arsyet janë të thjeshta. Së pari, familja është ende e fortë në shoqëritë muslimane, ndërsa është shpërbërë totalisht në të ashtuquajturën botë e krishterë ose perëndimore. Së dyti, muslimanët kanë shumë më pak gjasa të abortojnë se të tjerët, pasi e konsiderojnë abortin një mëkat. Nga ana tjetër, në Amerikë dhe Evropë, një shumicë dërrmuese e shtatzënive përfundojnë në aborte të induktuara. Organizatat e të Drejtave të Njeriut nuk kujdesen për gjenocidin e përditshëm që po kalon bota, duke rezultuar në vrasjen e më shumë se 70 milionë fëmijëve të palindur çdo vit. Në Indi, feticidet e femrave janë shumë të zakonshme në komunitetin hindu me racionin mashkull/femër që bie në më pak se 100/80 në shumë shtete.

Përkatësitë Fetare në botë për vitin 2023:

E krishterë:                         2.382 milardë (31.0%)

Islame:                                1.907 miliard (24.9%)

Pa përkatësi fetare:            1.193 miliardë  (15.58%)

Hinduizmi:                           1.161 miliard (15.2%)

Budizmi:                              506 milionë        (6.6%)

Tradita Fetare Kineze:        394 milionë        (5.6%)

/Përgatiti: A. Muraçi/ Liberale.al

Artikulli paraprakSELEKSIONI I LIBERALE/ 10 librat më të mirë ‘Nonfiction’ për vitit 2023
Artikulli tjetërSPAK kërkon “arrest në shtëpi”, GJKKO jep sot masën për Sali Berishën