Bllokohen makinat në Llogara, asnjë borëpastruese në terren

Bora dhe moti i ftohtë kanë sjellë probleme në disa akse kryesore të vendit, ndërsa një nga pikat më problematike është dhe qafa e Llogarasë.
Disa qytetarë kanë dërguar mesazhe në redaksinë e Faxweb.al, ku shprehen se në këtë aks rrugor mungojnë borëpastrueset dhe nuk është hedhur kripë dhe skorje në rrugë.
Ata shprehen se dhe me zinxhirë kalimi është mjaft i vështirë, ndërsa disa prej tyre gjenden të bllokuar prej minutash. Qytetarët i bëjnë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë menjëherë.
Në ditët në vijim pritet një përkeqësim i mëtejshëm i situatës, ndërsa temperaturat do të zbresin nën zero në të gjithë vendin.
Gjatë ditës së djeshme Ministria e Mbrojtjes iu bëri thirrje prefektëve që të ndërmerrnin të gjitha masat e nevojshme, po mesa duket mobilizimi nuk është ende maskimal.

debore

Artikulli paraprakShpërthehet me eksploziv dhe grabitet bankomati në qendër të qytetit
Artikulli tjetërZbardhet axhenda e studentëve, si do të vijojë protesta masive në 7 janar