Betlehemi feston ndryshe, “Krishti nën rrënoja” zëvendëson pemën e Krishtlindjes

Një instalacion i quajtur “Lindja e Krishtit nën rrënoja” është zbuluar në sheshin “Manger” në Betlehem, ku normalisht do të qëndronte një pemë Krishtlindjeje.

Statuja tregon personazhet e lindjes së Krishtit mes rrënojave të një godine të shembur. Qyteti i Betlehemit i ka anuluar festimet për këtë vit.

“Anuluam gjithçka. Anuluam tregun e Krishtlindjes, koncertet dhe aktivitetet për fëmijë, pasi ndjesia që mbizotëron në Betlehem është ajo e zisë. Ne ndihemi të trishtuar pasi ne jemi një pjesë kyçe e komunitetit palestinez”, tha Hana Hananiyeh, kryetar i Bashkisë së Betlehemit.

Një instalacion i ngjashëm është ngritur në kishën Luteran të Betlehemit, ku në vend të skenës së lindjes së Krishtit janë disa rrënoja, me disa kafshë përreth dhe Jezusin e vogël, të mbledhur në shallin karakteristik palestinez, me kuadrate të bardha e të zeza, mbi një pirg rrënojash.

Artikulli paraprakMbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës/ Përfaqësuesit e PD-së kërkesë për të anuluar miratimin e buxhetit, nuk u zbatua asnjë procedurë
Artikulli tjetërINTERVISTA/ Suksesi i Kombëtares sjell miliona Euro, Armand Duka: Skuadra që fiton shet, synojmë dyfishin e të ardhurave në Europian