Besar Halimi shkëlqen te Brondby

Formë fantastike e Besar Halimit te Brondby. Ai ka arritur të realizojë golin e dytë në elitën e futbollit danez, në fitoren e skuadrës së tij 5:3 ndaj Lyngby. Fantazisti i përfaqësueses së Kosovës ka realizuar golin e tij për rezultatin 4:3 në minutën e 79, duke i hapur rrugë fitores së Brondby. Aksionin e bukur të golit e nisi pikërisht ish-anëtari i Mainz.
22-vjeçari luajti për 90 minuta këtë takim duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm te Brondby. Huazimi i tij në Danimarkë padyshim ka qenë një hap shumë i rëndësishëm për karrierën e Halimit, i cili në 3 ndeshje ka arritur të realizojë dy gola. Nëse forma e tij do të vazhdojë në këtë mënyrë, atëherë me shumë mundësi do të ftohet nga Albert Bunjaku në përfaqësuese për ndeshjet e shtatorit me Kroacinë dhe Finlandën.

Artikulli paraprakLenjani debuton në fitoren e Sionit
Artikulli tjetërSkënderbeu e Shkëndija, ja kush do jenë gjyqtarët