Berisha: Rama si Maduro, do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar diktatoriale sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj studentëve. Berisha tha se, Rama do të ketë fatin e Maduros.
“Rama është Moduro i Evropës, është një mikro mostër. Ai futi policinë në tempullin e dijes për tu përballur me studentët”, tha Berisha.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Berisha tha se as Ramiz Alia e as Adil Çarçani nuk u sollën në këtë mënyrë siç po sillet Rama me studentët.
Zotëri atë që bëri Rama nuk e bëri Ramiz Alia. Ramiz Alia nuk i çoi kurrë uniformat në Universitet. Edhe kur i takoi Adil Çarçani ajo vajza i tha unë nuk bëj fëmijë me këtë regjim, por Adil Çarçani nuk e nxorri jashtë atë vajzë. Ky pasi kreu pucin kalon nga një akt madhor antikushtetues në një tjetër akt madhor antikushtetues.
Ish-Kryeministri Berisha deklaroi nga studio e opinion se arsyet se pse Shqipërisë nuk ju hapën negociatat janë dy.
Sipas tij mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe bllokimi i hetimit të Saimir Tahirit, bllokuan hapjen e negociatave.
‘Ju garantoj se zgjedhjet nuk do të ishin ato që qenë dhe nëse nuk do të ishte penguar hetimi i Saimir Tahirit, sot do të ishin hapur negociatat. Deputeti gjerman i tha Ramës: Ti jo vetëm që e bllokove por sulmove prokurorin në mënyrën më të egër’, u shpreh Berisha.
I pyetur nga gazetarët se si do të vepronte Berisha nëse sot do të ishte në krye të opozitës, ish-kryeministri u përgjigj se do të bënte të njëjtën gjë që po bën opozita sot.
‘Edi Rama do të rrëzohet nga revolta popullore. Kur urrejtja shndërrohet në energji ajo shndërrohet në energji nukleare. Po të isha unë në krye të opozitës, do të bëja atë që ppo bën opozita sot. Unë e përshëndes opozitën dhe të jetë i bindur çdo shqiptar është se opozita do të bëjë të mundur që të votojnë qytetarët të lirë’, deklaroi Berisha.

Artikulli paraprakBerisha: Opozita, betejë përfundimtare për përmbysjen e regjimit
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e Edita Tahirit: Rama kërkon ndarjen e Kosovës