Berisha urdhëron: “Votoni Ilir Metën”.

Nga verifikimet në terren, qytet më qytet dhe fshat më fshat, ndjekësit e Sali Berishës janë orientuar që të votojnë Ilir Metën për Këshillat Bashkiakë. Jo Partinë Demokratike.

Edhe pse Partia Demokratike tërhoqi kandidatët duke ua lënë zona të lira për kryetarin e bashkisë, ata nuk duan bashkëpunim, janë urdhëruar të urrejnë dhe të zhdukin Partinë Demokratike, duke i çuar votat tek Ilir Meta.

Mesa duket Sali Berisha e kapi Partinë Demokratike në vitet 1990 për interesat e tij, familjes së tij dhe tarafit të tij jo vetëm krahinor por edhe me lidhje tek Sigurimi i Shtetit i Enver Hoxhës. E përdori ketë parti për influencë e pasurim dhe në momentin kur ajo nuk i shërben më misionit të tij, ai urdhëron shkatërrimin e saj.

Ky na paska qenë Sali Berisha, njeriu i anëtarësuar në Partinë e Punës në vitin 1968, i katapultuar tek e djathta për ta mbajtur nën kontroll në emër e për interesa të udhëheqjes së Bllokut komunist. Në momentin kur PD i del nga kontrolli, urdhëron shkatërrimin e saj.

Të Djathtët e Shqipërisë duhet të jetë në këmbë për ta përballuar goditjen e misionarëve të Bllokut.

Artikulli paraprakNuk i pëlqen Berisha, kandidati i PL shkon me kandidatin e Gjirokastrës: U ktheva në socialist
Artikulli tjetërBejko takim me demokratët e Njësisë 5: Së bashku për një qytet të pastër dhe me mundësi për qytetarët