Berisha: Ta hedhim në Lanë faqezi Ramën, po qelb Shqipërinë e Ballkanin

Ish-Kryeministri Berisha u shperh për mediat jashtë sallës së Kuvendit se, “provat janë autentike, ndërsa zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund. Berisha u bëri thirrhe qytetarëve të ngrihen ta hedhin në Lanë faqezi Ramën që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin.
“Sot është dita e faqezi Edi Ramës dhe e fatzi Xhaf Drogës. Xhafaj i drogës dhe faqezi Rama mashtruan dje si derra, si të pafytyrë popullin shqiptar. Ky faqezi për të mbrojtur të vëllanë u bë edhe kryeeksperti i zërti dhe deklaroi brenda natës se ajo është një audio e montuar. Sot ky faqezi, për t’i shpëtuar të vëllanë, ka ndërmarrë një hap terrorist ndaj dëshmitarit x, por harron ai se zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund dhe se provat janë autentike. Të kërrejmë nga zyra dhe ta hedhim në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë, kryetari i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje intelektualëve nga foltorja e Kuvendit që të bashkohen në aksionin popullor për të shkulur krimin nga pushteti.
Kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi ka vendosur që të mos lejojë kreun e opozitës Lulzim Basha që të vazhdojë fjalën e tij. 10 minuta pasi nisi fjalën, Ruçi i ndërpreu fjalimin Bashës, i cili po hidhte akuza ndaj qeverisë, Fatmir Xhafajt dhe ministrave të tjerë. Pas kësaj kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vazhduar fjalën e tij duke e transmetuar live në Facebook.

Artikulli paraprakDhjetë këshilla për përdorimin e limonit
Artikulli tjetërPersonat mbipeshë të rrezikuar nga humbja e kujtesës