Berisha: Rama në takim i kompleksuar nga Basha

Ish kryeministri Berisha reagoi dje në lidhje me takimin e kreut të PD, Basha dhe kryeministrit Rama ndërsa theksoi se Rama shkeli protokollin e takimeve duke marrë në takim edhe përfaqësuesin e LSI, ndërkohë që takimi ishte bilateral. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Rama në takim ishte i kompleksuar nga Basha. “Rama shndërron takimin bilateral në trilateral?! Të dashur miq, takimin e thirrur si bilateral “PD-PS”, Edi Rama e ktheu në takim trilateral duke shkelur rëndë protokollin e takimeve të kësaj natyre. Cili është shkaku i këtij ndryshimi? Mundet që Meta i ka nxjerrë Ramës kartonin e kuq për koalicionin, mundet që Rama bëri këtë se do të ndajë me Metën bllokimin e reformës ose Meta e ka detyruar të ndajë me të suksesin!? Sidoqoftë kjo tregon se Rama shkoi në takim i kompleksuar nga Basha. Kurse Basha ka përpara dy bashkëkryetarë të aleancës të vëllezërve armiq, të pasigurtë me njëri-tjetrin, por të pasigurtë me veten e tyre! Le të urojmë të dashur miq një marrëveshje të ndershme në interesin më të mirë të shqiptarëve” shkruan Berisha në reagimin e tij.

Artikulli paraprakBylykbashi: Formula “Rama” kap Drejtësinë
Artikulli tjetërNishani-Kotzias: Abrogim ligjit të luftës