Berisha: Nxirreni jashtë Ramën, ofendoi shqiptarët, të gjithë ta thërrisni trap

Ish-Kryeministri Berisha ka kërkuar me forcë përmes një fjale të shkurtër nga vendi që të nxjerr jashtë salle Ramën për shkak të ofendimit që i ka bërë shqiptarëve. Berisha tha se është ofendimi më i rëndë në histori që i është bërë një populli nga kreu i qeverisë. Berisha tha se Rama duhet nxjerrë jashtë përndryshe do të dalë prej leckash. Berisha tha se kushdo ka të drejtë ti thërrasë trap Ramës pas ofendimit që i ka bërë shqiptarëve.
Ka nisur me tensione të shumta seanca e sotme plenare, teksa deputetët e opozitës kanë bllokuar për disa minuta rresht foltoren.
Ndërsa Flamur Noka është përjashtuar nga seanca në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha si pak herë ka dalë me një video-selfie live në ‘’Facebook”.
Berisha i bën thirrje Gramoz Ruçit që të përjashtojë Ramën nga seanca, ndryshe nuk do të ketë asnjë minutë disktuime në seancë.
‘’Gramoz nxirre jashtë që të vendoset ekuilibri këtu, hapeni facebook-un tim që të komunikojmë me popullin”, shprehet ish-kryeministri.

Pa përfunduar seanca parlamentare në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka dalë nga dera e pasme e Kuvendit.
Ish-kryeministri Berisha u shpreh se, kjo ishte një dalje prej frikacaku, njësoj si të dilte nga nevojtorja.
’Unë kam vetëm dy fjalë, një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ata që po çojnë peshën e revoltës në Shqipëri.
Në emër të tyre deputetët e opozitës nxorrën nga dera e pasme Edi Ramën. Të gjithë kuksianët e dinë se çdo të thotë që të dalësh nga dera e pasme, ose nga dera e nevojtores.”, u shpreh Berisha në dalje të seancës.
Gjatë gjithë ditës së sotme në Kuvend ka pasur tensione të vazhdueshme mes deputetëve të opozitës dhe kryeministrit Rama, teksa seanca është ndërprerë për gjashtë herë.
Në drejtim të tij është hedhur miell, ujë dhe topa letre.

Artikulli paraprakJa si rrezikoni jetën sa herë shkoni në pishinë
Artikulli tjetërRama ia mbath nga dera e pasme e Parlamentit