Berisha kundër Topallit për Bashën: Nuk ndaj të njëjtin qëndrim!

Ish-Kryeministri Berisha ka qenë i qartë politikisht në mesazhin që ka lëshuar nga studio me gazetarët në lidhje me kritikat e adresura nga Jozefina Topalli ndaj Bashës. Berisha tha se në asnjë mënyrë nuk ndan të njëjtin qëndrim me Topallin për Bashën. “Ajo mund t’i bënte këto deklarata publike edhe një ditë pas zgjedhjes së Bashës në krye të PD. Dihet cinizmi mes tyre”, tha Berisha.
I ftuar në ‘Opinion’ Berisha ju përgjigj gazetarëve lidhur me akuzat e fundit të zonjës Topalli ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se dihet kimizmi mes të dyve.
‘Në mënyrë absolute në vlerësimin tim me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka, aq sa ka me Moduron në Venezuelë. Ne nuk jemi për të marrë pushtet me dhunë por për të çuar vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prova e parë dështoi, marrëveshja e 18 majit, tanui radhën e ka përmbysja e tij, që është mosbindja civile. Ka 52 metoda nga manuali i mosbindjes civile. E rrethon dhe nuk e lë të hyjë në zyrë. Mosbindja civile është shumë e gjëra, çdo gjë është e mundshme. Zoti Basha do të garantojë shqiptarët se ai nuk do të vijë në pushtet me dhunë. Në një vend që në një vit arrestohen 38 mijë qytetarë nuk mbetet gjë tjetër vetëm hedhja e këtij regjimi. Pak a shumë të njëjtat fjalë Jozefina mund të thoshte për Lulzim Bashën një ditë pas zgjedhjes së tij në krye të PD-së, dihet kimizmi mes tyre’, deklaroi Berisha.

Artikulli paraprak“Rama i prishi dosjen ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, i dërgoi Aldo Bares në qeli ministren”
Artikulli tjetërMegaskandali 30 milionë euro, Shehaj: Vjedhje flagrante, Gjiknurin dhe Gradeci duhet të ishin në burg