Berisha denoncon skandalin/ Drejtoresha mbyll shkollën për biznes në Mifol

Ish-Kryeministri Berisha ka postuar një mesazh në faqen e tij në Facebook ku parashtron shqetësimin e një qytetari të zonës së Vlorës i cili shkruan se, ”në fshatin Mifol në rrethin e Vlorës duan të mbyllin shkollën 9 vjeçare që është aktuale aty. Nuk e di ligjin tamam, por di që drejtoresha e shkollës gjithashtu vajzë e fshatit do ta mbyllë shkollen për arsye biznesi ose personale ju thur banorëve lloj-lloj rrenash.
Mesazhi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Në Mifol mbyllet shkolla për qëllime biznesi të drejtoreshës!
Lexoni mesazhin e prindit dixhital. Sb
“Doktor mirdita. Ju uroj shendet të plotë. Doja dhe unë të ndaja një shqetësim si qytetar dixhital. Ne fshatin Mifol në rrethin e Vlorës duan të mbyllin shkollen 9vjeçare që është aktuale aty. Nuk e di ligjin tamam por di që drejtoresha e shkollës gjithashtu vajzë e fshatit do ta mbyll shkollen për arsye biznesi ose personale ju thur banorve lloj lloj rrenash. jam prind i shqetësuar sepse dua që shkolla të qendrojë ketu sepse femijët sido që tu jepet mësimdhenia ata sa formim e kanë marë e kanë akumuluar atë. Por interesat që mund të ketë dikush na ajo godinë nuk i di, do shpresoja që me zerin tuaj dhe fuqinë e shkrimit ta bënit publike këtë gjë mbase sensibilizohen sadopak drejtoresha dhe komunarët e zonës. Diten e mire faleminderit nëse e lexoni dhe falemidnerit nëse e postoni. Drita e diturisë mbase do çojë përpara!”

Artikulli paraprakMesazhi i fortë i klerikut për vrasjet në Shkodër
Artikulli tjetërSekreti i jatëgjatësisë, pushime që zgjasim më shumë se 3 javë